Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us
Vajzat kerkojne djem...
Jam kosovar dhe dua të hap një biznes në Tiranë…
Njoftime nga Shqipëria

Jam kosovar dhe dua të hap një biznes në Tiranë…

– Përshëndetje avokat! Unë që po ju shkruaj jam Betimi nga Prishtina. Në Kosovë kam një kompani e cila merret me prodhimin dhe shitjen e produkteve të brumërave si: Bukë, simite, byrek etj. Kam shumë dëshirë që specialitetin që ofrojmë në Prishtinë, ta ofroj edhe për konsumatorët e Tiranës. Duke qenë se unë jam me pasaportë kosovare, çfarë dokumentacioni duhet të plotësoj për të hapur këtë biznes në Republikën e Shqipërisë?

Av. Drn. Alban Duraj, “Duraj Lavv Firm”, email: info@durajlaë.com, cel. 0692737706 & ++35544532512: Përshëndetje, i nderuar Betim! Ju falënderoj shumë për nismën që keni ndërmarrë për të hapur kompaninë tuaj në Tiranë! Tashmë, Shqiptarët e Kosovës dhe të Shqipërisë, pas shumë vitesh të ndarë dhe vuajtjesh, kanë mundësi që eksperiencat e tyre t’i ndajnë me njëri-tjetrin. Shqiptarët e Kosovës i kanë të gjitha të drejtat për të hapur biznes në Republikën e Shqipërisë. Regjistrimi i biznesit bëhet në Qendrën Kombëtare të Regjistrimeve, e cila është zyra që ofron këtë shërbim. Unë do t’ju këshilloja që shoqërinë tregtare ta themelonit si Shoqëri me Përgjegjësi të Kufizuar, pasi ky është një biznes i cili mund të përhapet në pika të tjera dhe procedurat tatimore janë më lehtësuese e më të thjeshta për llojin e shërbimit që do të ofroni.

– Përpara se të shkosh në këtë zyrë për të bërë regjistrimin, duhet të plotësosh të dhënat e detyrueshme për regjistrimin e shoqërive tregtare, që parashikohen në nenin 32 të ligjit Nr. 9723/2007, të cilat janë si më poshtë:

Advertisement

1. Akt Themelimi dhe Statuti i Shoqërisë Tregtare e cila përmban: Emrin, formën, datën e themelimit, selinë, objektin, kohëzgjatja, në qoftë se është e përcaktuar, të dhënat e identifikimit të personave përgjegjës për administrimin dhe përfaqësimin e shoqërisë në marrëdhënie me të tretët, kompetencat e përfaqësimit, si dhe afatet e emërimit të tyre, specifikimet e nënshkrimit (firmave) të personave, që përfaqësojnë shoqërinë përpara të tretëve.

2. Pas tre ditësh nga aplikimi, do të tërheqësh numrin e niptit dhe ekstrakt të thjeshtë. Së bashku më këto dokumente dhe me kontratën e qirasë ku keni vendosur të hapni biznesin tuaj, do të shkoni në Drejtorinë e Taksave Vendore të Bashkisë Tiranë për të regjistruar biznesin tuaj në taksat vendore.

3. Më pas duhet të shkoni te zyrat e punës për të bërë regjistrimin e personave që do të punojnë për shoqërinë tuaj. Dokumentet që duhen, janë: Plotësimi i formularit për deklarimin e punonjësve, dokument identifikimi të punonjësve, nipti i njehsuar me origjinalin dhe ekstrakt i shoqërisë tregtare.

4. Pasi të keni kryer regjistrimin në zyrën e punës, ju duhet t’i drejtoheni zyrës së emigracionit dhe kufirit për të marrë lejeqendrimi për punonjësit që do të jenë me pasaportë kosovare. Për më shumë informacion, mund të na kontaktoni në: Studio Ligjore “Duraj” e cila është e specializuar në këtë fushë dhe ne do ju vijmë në ndihmë, sigurisht, për të përgatitur të gjithë dokumentacionin e nevojshëm. Faleminderit për letrën tuaj dhe ju përshëndes.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Vajzat kerkojne djem...

Next Post

Njoftime nga Shqipëria

Advertisement