Përbërësit:

Miell për brumin, 500 gramë
Vezë për brumin, 1 kokërr
Ujë për brumin, 200 gramë
Gjalpë, 200 gramë
Kripë, sipas dëshirës
Lëng limoni, 2 lugë gjelle.

Përgatitja:
Nga përbërësit e lartpërmendur zëmë një brumë të butë dhe elastik. Lëngun e limonit duhet t’ia hedhim patjetër pasi ai ndihmon që petët të bëhen shtresa-shtresa. E mbulojmë me një pecetë të madhe ose peshqir kuzhine dhe e lëmë këtë brumë të vijë për 20 minuta. Pas kësaj, e ndajmë brumin në 3-4 pjesë në vartësi nga byreku që duam të bëjmë. Marrim një nga pjesët (topthat) dhe e tëhollim në formë kuadrati. E lyejmë mesin e petës me gjalpë në temperaturën e dhomës. Kthejmë anët e petës dhe krijojmë një zarf. E ritëhollim përsëri dhe e lyejmë përsëri me gjalpë. Krijojmë përsëri një zarf, duke përthyer anët e petës katrore. Pas kësaj, nuk e tëhollim më. Zarfin e kemi gati.
Në këtë mënyrë, përgatitim edhe pjesët e tjera të brumit, duke i lyer, pra, me gjalpë dhe duke i kthyer dy herë anët. Brumin e futim në frigorifer për 30 minuta. Veprimet e përshkruara i përsëritim me brumin edhe një herë dhe përsëri e lëmë brumin për 30 minuta në frigorifer. Mund ta tëhollim petën në darkë dhe ta pjekim byrekun në mëngjes. Kur vjen koha për ta pjekur, e shtrijmë petën në tepsi dhe i mbushim zarfat (ose ua hedhim petëve përsipër) me gjellën që dëshirojmë. Mund të bëjmë disa lloje byreqesh.
Byreku N:1. Këtë byrek e bëjmë me qepë të thata. E përgatisim gjellën e byrekut në këtë mënyrë: Qepën e thatë e grijmë si fije kashte dhe e mbytim me salcën që dëshirojmë, mundet edhe me salcë domatesh, hedhim sallam dhe ullinj.
Byreku N2: Me kungull, sallam dhe qepë të njoma, duke u hedhur djathë të grirë.
Byreku N: 3 Mund ta bëjmë të ëmbël, me mollë. Në këtë rast, i pastrojmë mollët dhe i presim në copa. U hedhim përsipër salcë dhe djathë të grirë.
I pjekim në furrë në një nxehtësi prej 200 gradësh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *