Pëbërësit për tetë vetë:
Lakra, dy tufa
Vezë, një kokërr
Gjalpë, 50 gramë
Djathë i butë, 150 gramë
Djathë i fortë, 150 gramë
Petë, 2 copë
Hudhra, 3-4 thelpinj
Kripë, behare dhe erëza, sipas dëshirës
Përgatitja:
Fillimisht, grijmë në rende djathin. Shtypim ose grijmë hollë hudhrat dhe i përziejmë me gjalpin. Po kështu, përziejmë lakrat. Hedhim gjellën e përgatitur mbi petë. Në rast se do të kemi dy petë, hedhim vetëm gjysmën. I japim lakrorit formën që duam (të rrumbullakët, katrore), në përputhje edhe me enën. Sa të përgatisim petën dhe gjellën, djegim në zgarë drutë dhe qymyrin. Kur të jenë djegur drutë dhe qymyri është bërë thëngjinj të kuq, i vëmë byrekët e hollë mbi zgarë, duke ndjekur me kujdes procesin që të mos na digjet… Ky lloj byreku mund të përgatitet edhe gjatë piknikëve.