Këngëtarja Anjeza Branka, vetëm para pak kohësh u nda nga ish-partneri i saj me të cilin kishte vite që jetonte, Rolandi. Duket sikur ky i fundit e gjeti menjëherë ngushëllimin në krahët e një tjetër këngëtareje, Adelina Tahirit e ndërsa pothuajse të gjithë prisnin një reagim paksa më të ashpër të Anjezës ndaj koleges, ajo e mori me shumë qetësi dhe nuk shfaqi asgjë tjetër, përveçse indiferentizëm duke thënë se për të, gjëja më e rëndësishme ishte djali. Por e gjithë kjo qetësi duket se ka qenë më se e justifikuar. Fundjavën e kaluar, këngëtarja festoi ditëlindjen pranë njerëzve të saj më të dashur dhe surpriza më e bukur ka qenë urimi që i ka ardhur nga Anglia, nga motra e saj dhe ish-bashkëshorti, Leonardi, babai i Leanzos, nëpërmjet një fotoje të përbashkët ku duket se janë duke festuar edhe ata ditëlindjen e Anjezës. Sapo vetë këngëtarja publikoi foton e tyre me urimin kushtuar asaj, fansat kanë nisur ta urojnë atë për rikthimin me babain e djalit. Ndërkohë, surprizat nuk kanë patur të mbaruar atë mbrëmje, pasi Anjeza ka marrë edhe një dhuratë paksa më të veçantë se të tjerat. Bëhet fjalë për një makinë, e cila mbante “firmën” e një admiruesi sekret. Nuk e dimë nëse ka ndonjë lidhje midis fotos dhe dhuratës, por sa mirë nëse do të ishte kështu, sepse siç thuhet shpesh, atë që Zoti e bashkon, njeriu nuk mund ta ndajë. Dhe, edhe pse nga vetë Anjeza nuk ka patur ndonjë reagim që të konfirmojë, por as që të përgënjeshtrojë, neve na pëlqen të mendojmë pozitivisht për një rikthim të mundshëm, pasi ndoshta sado që të rrotullohemi, në fund gjërat shkojnë gjithnjë aty ku u takon.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *