Modelja dhe këngëtarja nga Kosova, Afërdita Dreshaj së fundi e ka ndjerë të bëjë një ndryshim tek vetja. Nëse po mendoni se ka hequr dorë nga partneri, ua shuajmë shpresat djemve sepse modelja vazhdon të përjetojë lidhjen e saj të dashurisë me çekun. Ndryshimi që Afërdita ka bërë është në look, pasi ka ndryshuar ngjyrën e flokëve duke u bërë brune. Ajo kishte kohë tashmë që identifikohej si biondja seksi, dhe ky  përcaktim vazhdon ta përndjekë edhe pas kthimit në brune që në fakt është edhe ngjyra origjinale e folkëve të saj. Në foton që shihni, falë kthimit në origjinalitet të Afërditës, për shumë nga ju mund të bëhet edhe më e letë të kuptoni që keni të bëni me dy motra. Zakonisiht thuhet se femrat e ndryshojnë lookun apo ngjyrën e flokëve,  pasi janë ndarë nga i dashuri apo lidhja e tyre nuk shkon mirë. Kurse në rastin e Afërditës, nuk është cudi të besojmë se ky ndryshim do të ketë ardhur ndoshta edhe si kërkesë e të dashurit cek nëse Afërdita është kaq e përkushtuar për t’i plotësuar cdo dëshirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *