Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us
Njoftime nga Greqia
Si ta detyroj ish-bashkëshortin të paguajë detyrimin ndaj fëmijës?
Drenusha Latifi: Nuk hezitoj të tregoj asgjë!

Si ta detyroj ish-bashkëshortin të paguajë detyrimin ndaj fëmijës?

– Përshëndetje avokatit! Jam një lexuese e rregullt dhe kam një hall. Motra ime është e divorcuar prej më se një viti dhe ish-burri nuk ka kontribuar aspak për fëmijën. Çfarë rruge duhet të ndjekë motra ime që të marrë atë çfarë i takon, se nuk më duket e drejtë që ai të mos financojë fare? Si veprohet në kësi rastesh? Cila është rruga ligjore që duhet të ndiqet prej nesh? Me respekt, Nexhi.

Av. Alban Duraj, “Duraj Laë Firm”, email: info@durajlaë.com, cel. 0692737706 & 044532512: – Përshëndetje Zonja Nexhi! Në vendimin e zgjidhjes se martesës së dy bashkëshortëve, mendoj që është përcaktuar se me kë prind do të jetojë fëmija, vlera e detyrimit ushqimor të cilin gjykata ka vendosur bazuar në të ardhurat që ka bashkëshorti i cili nuk jeton me fëmijën, në rastin konkret, ish-bashkëshorti i motrës suaj. Legjislatori e ka mbrojtur shumë mirë bashkëshortin që do të mbajë fëmijën, duke sanksionuar në favor të tij:

– Në nenin 158 të Kodit të Familjes së Republikës së Shqipërisë: “Prindi, që nuk i është lënë fëmija për rritje dhe edukim, ruan të drejtën të mbikëqyrë mbajtjen dhe edukimin e fëmijës e për pasojë, të informohet dhe të konsultohet për zgjedhjet e rëndësishme që lidhen me jetën e tij. Ai kontribuon në raport me burimet e tij dhe ato të prindit tjetër. E drejta e vizitës dhe e banimit, sipas kushteve të përcaktuara nga gjykata, nuk mund t’i refuzohen, veçse për arsye të rënda që dëmtojnë interesat e fëmijës”.

Advertisement

– Në nenin 161  të Kodit të Familjes: “Në vendimin e zgjidhjes së martesës caktohet dhe kontributi për detyrimin ushqimor për fëmijën dhe për ish-bashkëshortin, nëse është rasti, sipas parashikimeve të kreut “Detyrimi për ushqim” të këtij Kodi”.

– Në nenin 162 të Kodit të Familjes: “Çdonjëri prej ish-bashkëshortëve është i detyruar t’i japë tjetrit të dhëna të sakta për pasurinë dhe të ardhurat e tij, kur ato janë të nevojshme për të caktuar detyrimin për ushqim. Me kërkesën e njërit prej ish-bashkëshortëve, punëdhënësi, organet financiare përkatëse, zyrat e tatimeve dhe çdo organ tjetër ku mund të merren prova, janë të detyruar të japin gjithë informacionin e nevojshëm për gjendjen pasurore të ish-bashkëshortit tjetër dhe për të gjitha të ardhurat e tij të tjera”.

– Për rastin konkret, kur ish-bashkëshorti nuk e paguan detyrimin ushqimor që ka vendosur gjykata, motra juaj duhet t’i drejtohet gjykatës me një kërkesë për lëshimin e urdhërit të ekzekutimit. Pasi të nxirrni këtë urdhër ekzekutimi nga gjykata, së bashku me vendimin e gjykatës për zgjidhjen e martesës, do t’i drejtoheni një zyre përmbarimi shtetërore ose private. Procedurat e mëpasme i kryen zyra e përmbarimit për t’i marrë ish-bashkëshortit të motrës vlerën që ka vendosur gjykata nga koha që atij i ka lindur ky detyrim.

– Shpresoj të jeni qartësuar pas analizës juridike që ju parashtruam më sipër. Studio Ligjore “Duraj” ju vjen në ndihmë për të kryer të gjitha procedurat e mësipërme, në mënyrë që motra juaj të marrë nga ish-bashkëshorti detyrimin ushqimor që i takon fëmijës.

 

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Njoftime nga Greqia

Next Post

Drenusha Latifi: Nuk hezitoj të tregoj asgjë!

Advertisement