Klasifikimi i javës

1. Akrepi
2. Peshqit
3. Binjakët
4. Demi
5. Virgjëresha
6. Dashi
7. Peshorja
8. Ujori
9. Luani
10. Shigjetari
11. Gaforrja
12. Bricjapi

DASHI, 21 MARS-20 PRILL
Deri të mërkurën në mëngjes do të jeni të zënë me punë të tipit organizativ dhe projekte të reja. Në vazhdim, deri të premten, Hëna kundër në shenjën e Peshores (dhe hyrja e Diellit në të njëjtën shenjë) mund t’ju sjellin probleme në lidhje. Veproni me gjakftohtësi dhe mundohuni ta vlerësoni situatën edhe me sytë e tjetrit. Gjatë fundjavës do të karakterizoheni nga pasioni e energjia dhe mund të bëni ndonjë udhëtim të shkurtër.

DEMI, 21 PRILL-20 MAJ
Hëna i bashkohet Afërditës në shenjën e Virgjëreshës, duke krijuar një atmosferë të favorshme për ndjenjat dhe emocionet. Të hënën dhe të martën do të tregoheni guximtarë dhe me dëshirë për të ndryshuar. Gjatë fazës qendrore të javës do t’ju duhet të merreni me punë rutinë dhe burokratike, por që do t’i përballoni me sukses dhe me lehtësi. Në fundjavë, do të keni dëshirë për aventura; pse të mos programoni pushimet e ardhshme?

BINJAKËT, 21 MAJ-21 QERSHOR
Java mund të fillojë me nervozitet, me tensione të mundshme në familje, apo diskutime me partnerin. Nga e mërkura pasdite e deri të premten, Hëna dhe Dielli në shenjën e Peshores do t’ju bëjnë pasionantë dhe me dëshirë për risi e aventura. Të shtunën dhe të dielën, humori do të bjerë paksa dhe mbase do të merreni me punë shtëpie, por këtë do ta bëni me impenjim dhe aftësi. Të lindurit në dhjetëditëshin e dytë do të marrin dhe dhurojnë buzëqeshje të ngrohta.

GAFORRJA, 22 QERSHOR-22 KORRIK
Marrëdhëniet, kontaktet e studimet do të jenë sektorët ku do të punoni deri të mërkurën në mëngjes. Përfitoni për të lidhur kontrata ose për t’u përballur në mënyrë konstruktive. Nga e mërkura pasdite e deri të premten, do të jenë familja dhe marrëdhëniet afatgjata që do t’ju bëjnë të ndjeni përgjegjësi ose të reflektoni. Në fundjavë, çdo gjë do të gjejë vendin e vet, si me magji. Do të gjeni kohë edhe për vete.

LUANI, 23 KORRIK-22 GUSHT
Kur doni, ju dini të tregoni aftësi të mëdha në punë dhe durim. Në këtë mënyrë, të hënën dhe të martën do të zgjidhni një problem që do t’ju dalë përpara. Dielli dhe Hëna në shenjën e Peshores, në fazën qendrore të javës, përveçse do t’ju ndihmojnë në marrëdhënie dhe kontakte, do t’ju bëjnë të ndjeheni të çmuar dhe të vlerësuar. Hëna në shenjën e Akrepit në fundjavë mund t’ju krijojë ndonjë problem në familje, për çështje të parëndësishme.

VIRGJËRESHA, 23 GUSHT-22 SHTATOR
Falë Hënës në shenjë, të hënën dhe të martën do të dini të menaxhoni më së miri punën dhe jetën private, ku të dy sektorët do të ecin paralelisht. Gjatë fazës qendrore të javës mund t’i kushtoni më shumë vemendje vetes dhe shoqërisë, me anë të së cilës mund të bëni njohje interesante. Hëna në Akrep gjatë fundjavës do t’ju gjallërojë mendjen dhe trupin.

PESHORJA, 23 SHTATOR-23 TETOR
Deri të mërkurën në mëngjes do të merreni me qetësi dhe deri në detaje me punë shtëpie, ose do ta kaloni kohën duke lexuar apo shkruar. Me hyrjen e Diellit në shenjën tuaj dhe Hënës në mesjavë, do t’ia dilni të organizoheni në mënyrë të shkëlqyer, përveçse do të gjeni kohë edhe për dashurinë dhe ndjenjat. Hëna në shenjën e Akrepit në fundjavë mund t’ju bëjë me humor të lëvizshëm; ruani gjakftohtësinë.

AKREPI, 24 TETOR-21 NËNTOR
Të hënën dhe të martën do të merreni më shumë me punë krijuese, ose me një projekt të ri, të cilin kishit kohë që e sillnit nëpër mend. Në vazhdim mund të mbylleni në vetvete, për të reflektuar dhe për t’u marrë më shumë me veten tuaj. Të shtunën dhe të dielën, me Hënën në shenjë, do të jeni plot energji e entuziazëm dhe do të keni mundësi të merreni me familjen, me lidhjen dhe me çfarë të doni ju.

SHIGJETARI, 22 NËNTOR-21 DHJETOR
Në fillim të javës, një çështje e pazgjidhur do t’ju marrë shumë energji dhe kohë. Megjithatë, mundohuni të përgatiteni paraprakisht para se të veproni dhe bëjeni sa më me saktësi të mundeni. Nga e mërkura deri të premten, do të përfitoni nga Hëna e Dielli në favorin tuaj dhe mund të bëni njohje të reja shumë interesante. Gjatë fundjavës, do të meditoni dhe do të qëndroni me njerëzit që doni. Ndjesitë do të jenë të fuqishme.

BRICJAPI, 22 DHJETOR-20 JANAR
Të hënën dhe të martën, me Hënën në favorin tuaj, do të jeni kampionë të organizimit dhe efikasitetit në punë. Të mërkurën, Dielli dhe Hëna kundër mund t’ju rezervojnë ndonjë tension në punë, sidomos me ndonjë shef shumë kërkues. Hëna pozitive në Akrep gjatë fundjavës do t’ju bëjë të ndjeheni edhe më të lidhur me atë që doni. Mund të bëni takime dhe udhëtime të shkurtra.

UJORI, 21 JANAR-19 SHKURT
Në fillim të javës, mund të përballeni me qëndrimin e ashpër të ndonjë të afërmi. Për shembull, fëmijët mund të sfidojnë autoritetin tuaj. Për këtë arsye, është mirë të mbani nerva të qeta të hënën e të martën, pas të cilave do të vijnë dy ditë të shkëlqyera, plot gjallëri dhe mprehtësi mendore, shumë të mira për krijimtarinë dhe komunikimin. Mos u shqetësoni nëse në fundjavë do të ndjeni sikur nuk i keni mbaruar punët e javës; ky do të jetë një muaj i frytshëm.

PESHQIT, 20 SHKURT-20 MARS
Gjatë dy-tre ditëve të para të javës mund të përballeni me aspektet më të mërzitshme dhe të lodhshme të punës suaj, ose me anën konfliktuale të një lidhjeje. Vetëm lidhja e fortë me realitetin do t’ju lejojë të kuptoni se çfarë duhet rregulluar. Të enjten dhe të premten do të ndjeheni plot pasion e eros dhe mund ta shrytëzoni për të rinovuar lidhjen. Mund të kaloni një fundjavë plot aventura, nëse do të vendosni të jetoni momentin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *