Këmbët
– Mami, mami, shokët tallen me mua, thonë se kam këmbë shumë të mëdha…
– Bejnë shaka, shpirti i mamit, mos ua vër re… Hajde tani, shko parko këpucët në garazh se do të hamë drekën…

Tradhtia
Një burrë i hap zemrën mikut të tij më të mirë:
– E di çfarë do të bëj sonte? Do t’u vë brirë shtatë meshkujve, me një goditje të vetme!
– Ou, po si kështu?
– Do të bëj seks me gruan time…

Shenja
Një e sëmurë shkon në urgjencë. Gjithë pjesa poshtë syrit i ishte nxirë. Mjeku e pyet:
– Ç’është kjo hematomë kaq e madhe? Kush ju ka rrahur, zonjë?
– S’është hematomë…
– Atëhere?
– Është shenjë dashurie… E kam kujtim nga im shoq. Ma ka lënë dy minuta përpara se ta mbysja.

Borxhi
Bie zilja e telefonit. E merr receptorin e zonja e shtëpisë…
– Zotnia është aty?
– Jo, por çfarë t’i them?
– Jepi, të lutem 300 euro se ia mora borxh pardje. Unë do të vija vetë, por më doli një punë urgjente…

Seksi i kundërligjshëm
Në prostitutë kishte zënë vendin e saj te një semafor dhe po grindej me një nga klientët e saj. Kalon atypari një polic dhe pyeti:
– Hë, ç’ka ndodhur?
– Zotëria po më ofendon rëndë, zoti polic…
– Po hë pra, shpjegohu, çfarë të tha?
– S’më tha gjë, por ngul këmbë që të bëjë me mua seks të kundraligjshëm.
– E ç’qenka ky seks kështu?
– Kërkon të shkoj me të falas…

Futbollisti homo
Takohen dy homoseksualë dhe bisedojnë për futbollin.
– E di, i dashur, shikoj futboll dhe mendoj: Në qoftë se do të më merrnin mua në skuadrën kombëtare, do të isha golashënuesi më i mirë… Dhjetë gola në çdo ndeshje kisha për të bërë…
– E pse?
– Ke stimul, mor jahu! Pas çdo goli, dhjetë burra njëherësh të puthin dhe të përqafojnë. Dhe çfarë meshkujsh se, futbollistë!

Pse?
– Përse një burrë nuk mund të jetë njëkohësisht edhe i bukur, edhe inteligjent?
– Sepse përndryshe, do të ishte grua…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *