Kur koha fillon të nxehet, lëreni garderobën tuaj t’ju freskojë. Vishni veshje të rehatshme, me ngjyra të bukura neutrale, që janë edhe trendi i këtij sezoni.
1. Pranverore
Kjo pulovër e gjerë është zgjedhja e duhur për ditët e ngrohta të pranverës, por edhe për mbrëmjet e verës. Pulovra është e firmës J.Jill.
2. Fund i gjatë
Një fund i gjatë prej mëndafshi mund të vishet për çdo rast: Për një festë, me një bluzë të bukur, ose për përdita, me një kanatiere të thjeshtë, të bardhë. Pastaj, me ngjyrën neutrale që ka, shkon me shumë bluza. Fundi është i firmës DKNY.
3. Në kohën e lirë
Dilni shëtitje me një bluzë të gjatë me vija dhe pantallona të bardha me këmbë të gjera e nuk do të keni vapë. Vetëm kujdes, nuk shkon për gratë me trup të shëndoshë! Bluza është e firmës Lemlem, pantallonat Splendid.
4. Fustani – këmishë
Ky është një fustan i shkurtër me lule që mund të përdoret edhe si xhaketë pranverore, duke u kombinuar me një kanatiere poshtë saj. Më pas, mund të vishni një palë pantallona të shkurtra dhe ja ku dukeni bukur. Fustani i firmës Designation.
5. Stili me të gjata
Vijat marinare duken shumë të freskëta në një fund të gjatë pambuku. Veshje më për pushime se kjo, vështirë të gjesh. Fund i firmës Banana Republic.
6. Veshje për raste
Nëse keni ndonjë rast, si për shembull, jeni ftuar në një ditëlindje, kombinojini pantallonat e smokingut me një xhaketë pa mëngë, për të krijuar një pamje më të relaksuar se kostumi i zakonshëm. Pantallonat e firmës Lisette, xhaketa Eileen Fisher.
7. Pantallona të shkurtra
Jeni ftuar në një festë në plazh, apo në pupën e një anijeje? Do të dukeni bukur me këto pantallona prej mëndafshi dhe me bluzën me jakë të varur. Mos harroni edhe kapelen! Bluza Karen Kane, pantallonat Rachel Roy, kapelja Vitamin A.
8. Fustan me të çarë
Një fustan i gjerë, me të çarë anash, të bën të ndjehesh dhe të dukesh bukur. Në pranverë nevojitet edhe një xhaketë e shkurtër xhins. Fustani Club Monaco, xhaketa American Eagle.