Cila është gjëja e parë që bëni në mëngjes, sapo zgjoheni? Hapni perdet dhe shihni qiellin. Çfarë kohe bën sot? E mirë, e keqe, nxehtë, ftohtë, bie shi, apo borë? Është e nevojshme ta dini, për t’u veshur sipas rastit. Për disa, shiu, era e i ftohti përjetohen si sulme të natyrës. Ata e «urrejnë» kohën e keqe dhe e ndjejnë si një armik të pakontrollueshëm. Të tjerë, e pranojnë ashtu siç është, duke e ditur se nuk mund të bëjnë asgjë, ndërsa ka nga ata që përpiqen të qëndrojnë pozitivë, çfarëdo që të ndodhë. Po ju, si reagoni përballë «tekave» të kohës? Bëni testin tonë, për ta kuptuar…

1. Është verë dhe ju shëtisni veshur me rroba të lehta. Papritur krijohen ca re të mëdha dhe fillon një rrebesh. Reagimi juaj:
a. Vetëm një gjë mund të bëni; të vraponi për të gjetur ndonjë strehë.
b. Situata është qesharake, ju ia krisni gazit!
c. Është për të ardhur keq! Edhe në verë, duhet të durosh shiun…
d. Sa keq, u prish e gjithë pasditja!

2. Ju kontrolloni motin në internet:
a. Rrallë
b. Gjatë fundjavës dhe pushimeve
c. Disa herë në javë
d. Çdo ditë.

3. Ju ndodh ta lini të lirë imagjinatën kur vështroni retë?
a. E bënit kur ishit fëmijë, por jo tani.
b. Shpesh, dhe e adhuroni këtë.
c. Nganjëherë
d. Rrallë; retë nuk ju frymëzojnë.

4. Sa herë takoheni me fqinjën, ajo ju bën një koment mbi motin:
a. Ju e evitoni kur mundeni
b. Ndërroni temë
c. Kjo ju acaron pak, por, ç’t’i bësh…
d. Ju i përgjigjeni gjithmonë. Është një mënyrë për të shkëmbyer mendime.

5. Nëse do të kishit mundësi, cilën ëndërr do të donit të realizonit:
a. T’i bënit të heshtnin njerëzit që ankohen gjithë kohës për motin…
b. Të ndërronit stinë sipas dëshirës
c. Të shtypnit një buton për të zgjedhur temperaturën e jashtme.
d. Të banonit në një vend ku moti është gjithmonë i mirë.

6. Gjëja më e keqe kur vjen nga pushimet:
a. Të humbasësh ngjyrën (e nxirjes) sepse bën kohë e keqe
b. Të ngrihesh herët në mëngjes
c. Të mbyllesh në një zyrë
d. Të fillosh punën, ndërkohë që ende bën kohë e mirë.

7. I zgjidhni ngjyrat e veshjeve tuaja në funksion të kohës?
a. Jo, visheni sipas dëshirës.
b. Kjo varet nga moda…
c. Po, kur koha është e vrenjtur, ju zgjidhni ngjyra të gëzueshme!
d. Po, ngjyra të errëta në vjeshtë e dimër dhe ngjyra të çelura e të gëzueshme në pranverë dhe verë!

8. Çfarë kriteri ju duket më i rëndësishëm për blerjen e një shtëpie?
a. Mjedisi rrethues; doni të ndjeheni të sigurtë.
b. Rehatia, doni të ndjeheni mirë.
c. Pamja, doni ta keni horizontin të lirë
d. Drita, duhet të ketë sa më shumë!

9. Ju pëlqen të shkoni në kinema ditën:
a. S’ka rëndësi se kur, mjafton që filmi të jetë i mirë.
b. Po, ju pëlqen kjo atmosferë e veçantë nate në mes të ditës…
c. Me raste, kur bën kohë e keqe…
d. Ju preferoni të shkoni gjithmonë në mbrëmje…

10. Më në fund, sonte do të darkoni vetëm për vetëm, vetëm se keni një çehre të keqe:
a. Me një krem-pudër të mirë, kjo nuk do të shihet…
b. Natyralja është aleati juaj më i mirë, nuk shtoni asgjë…
c. Një grim i mirë do të mjaftojë për t’i dhënë shkëlqim fytyrës.
d. Preferoni ta shtyni më vonë këtë darkë vendimtare!

11. Ju ofrojnë një rritje në karrierë, por më parë duhet të bëni një stazh tremujor në Suedi, dimrin që vjen dhe aty, nata fillon në orën 15.30:
a. Moti nuk përbën asnjë problem për ju.
b. Sigurisht që pranoni; është një eksperiencë shumë zbavitëse!
c. Ju nuk jeni shumë entuziast, por do ta mendoni…
d. Shumë e vështirë, nuk mund ta pranoni.

12. Jeni nisur të dy për të kaluar një fundjavë si të dashuruar në Venecia dhe nuk pushon shiu…
a. S’ka rëndësi, do të shkoni prapë…
b. Është edhe më romantike.
c. Do kishte qenë më mirë me diell, por nuk ju vjen keq.
d. Çfarë fati i keq! Jua ka prishur fare humorin.

13. Vera është shumë e nxehtë dhe në zyrën tuaj, nuk punon kondicioneri:
a. Ritmi juaj i punës do të ngadalësohet pak, kjo është e gjitha…
b. Mund të zgjidhet, duke hapur dyer e dritare dhe duke ulur tendat.
c. Propozoni të punoni nga shtëpia
d. Kërkoni një ventilator, përndryshe nuk mund të punoni.

14. Miqtë tuaj ju ftojnë të kaloni disa ditë në një shtëpi të mrekullueshme, por pa disa kushte. Nuk ka as ngrohje, as ujë të ngrohtë dhe jemi në shkurt…
a. E provoni këtë eksperiencë, por nuk dini nëse do ta përsërisnit prapë…
b. Sigurisht, është mirë të heqësh dorë herë pas here nga kushtet e rehatshme.
c. Nxirrni një pretekst për të refuzuar ftesën.
d. Jo, faleminderit, preferoni të rrini në shtëpinë tuaj!

15. Kemi marrë me qira një shtëpi për një muaj, për të kaluar pushimet. Dy javë më vonë, koha vazhdon të jetë e keqe.
a. Keni ende shpresë, kanë ngelur edhe 15 ditë.
b. Përfitoni për të vizituar zonën.
c. I lini pushimet përgjysmë.
d. Niseni në një vend me diell.

Rezultatet:
Nëse keni më shumë përgjigje a. Moti është i rëndësishëm, por vetëm kaq
Askush nuk mund të vendosë për shiun apo kohën e bukur. Atëhere, për çfarë shërben të revoltohesh kundër kushteve meterologjike? Më mirë t’i pranosh pa prishur gjakun, sepse është jashtë fuqive tona. Ju përpiqeni të keni një qëndrim të arsyeshëm dhe të mos bëni komente të kota mbi një subjekt kaq të zakonshëm, bile nganjëherë acaroheni me njerëzit që e kalojnë jetën e tyre duke u ankuar sepse bën shumë nxehtë, shumë ftohtë, shumë lagështirë, shumë thatësirë… Këto ankesa ju duhen të kota dhe ju preferoni të diskutoni për subjekte të tjera bisede më interesantë. Jeni vërtet i/e shkëputur nga e gjithë kjo? Në realitet, gjithçka varet nga humori juaj. Kur gjithçka shkon mirë, moti nuk ka asnjë rëndësi, por kur jeni me moral të rënë, rrezet e diellit arrijnë t’ju japin buzëqeshjen. Sigurisht, moti nuk e drejton jetën tuaj, por e pranoni, me modesti, se ndërmjet shumë gjërave të tjera, edhe ai ushtron një ndikim të vogël te ju…

Nëse keni më shumë përgjigje b. Juve ju pëlqejnë ndryshimet e motit.
Ju nuk keni ndërmend të ankoheni për motin, përkundrazi. Ai ju ofron një varietet të pafund nuancash. Gjithë stinët kanë sharmin e tyre dhe ju vlerësoni karakteristikat e secilës. I ftohti të jep fuqi, nxehtësia rigjeneron, era të zgjon, etj. Ju dalloni efektet pozitive të çdo ndryshim temperature që i lejojnë trupit dhe shpirtit të stimulohen vazhdimisht. Me një fjalë keni një qëndrim shumë pozitiv! Edhe stuhia, tufani, shiu arrijnë t’ju joshin…
Megjithatë, pranojeni, kur dielli del pas shumë ditëve gri, ju ndjeni, si gjithë bota, një lehtësim të vërtetë… Atëhere, lejojini vetes të ankoheni ndonjëherë kundër kohës së keqe. Do ta shihni se kjo ju bën mirë dhe ju lejon të futeni në bisedë me njerëz, për të cilët moti është vetëm një pretekst për të folur për gjëra shumë më personale…

Nëse keni më shumë përgjigje c. Moti është i pakontrollueshëm, kjo ju acaron.
Është provuar shkencërisht se moti vepron te humori. Ju e dinit këtë nga eksperienca! Një verë me shi është e padurueshme… por është e vërtetë gjithashtu se nëse bën shumë nxehtë, jemi si të këputur. Në realitet, koha ideale është e rrallë dhe zgjat pak. Pikërisht për këtë ju vjen keq. Ju do të donit të kishit mundësi t’i largonit retë sipas dëshirës dhe të sillni diellin, por është e pamundur; moti i shpëton kontrollit tonë dhe na vë në një gjendje varësie totale. Mbase është ky qëndrim i nënshtruar që nuk ju pëlqen? Qielli vendos e imponon diktatin e vet dhe ju shihni shpesh tek ai përgjegjësin për problemet tuaja dhe mungesën e energjisë. Ndjeheni sikur edhe koha e keqe të “vepronte kundër jush” për t’ju ndërlikuar jetën… Pranojeni idenë se ju nuk mund të kontrolloni gjithçka! Në jetë, ka gjëra që nuk varen nga ne dhe koha bën pjesë në këtë. Kjo na lejon të zhvillojmë një cilësi të çmuar, sensin e përshtatjes…

Nëse keni më shumë përgjigje d. Moti, barometri i gjendjes suaj shpirtërore
Dielli të ngroh! Kjo është e vërtetë, në planin fizik dhe moral. Duket se gjërat ju shkojnë më mirë kur bën kohë e mirë… Një qiell me diell është, për ju, një shtysë e nevojshme për ta parë jetën me ngjyra dhe ngrohtësi. E vlerësoni ndjenjën e lehtësisë e gëzimit që ju jep një mot i mirë. Përkundrazi, jeta ju duket më e vështirë, më serioze, bile nganjëherë, më e trishtuar kur qielli është gri. Me një fjalë, ngjyra e qiellit pasqyron pak gjendjen tuaj shpirtërore dhe ju nuk keni asnjë dëshirë të zgjoni disa emocione. Ia keni bërë ndonjëherë vetes pyetjen pse ndodh kjo? Edhe shiu, era, stuhia kanë sharmin e tyre, po ashtu si zemërimi, nostalgjia, pendimi, të cilat duhen njohur dhe pranuar. Mos iu largoni atyre! Personaliteti juaj ka shumë anë, aspekte plot dritë dhe zona errësire, që bëjnë pjesë te ju dhe kërkojnë vëmendjen tuaj… Mos i refuzoni…

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *