Quhem Mersin. Jam 65 vjeç. Shumicën e jetës sime kam punuar si shofer në një agjenci funeralesh. Kam përcjellë në botën tjetër qindra e qindra njerëz, të rinj, pleq e plaka. Gazetën tuaj e lexoj që prej numrit të parë. Por nuk ju kam shkruar ndonjëherë. Sot ështe hera e parë. Po ju shkruaj se dua një mëndje nga lexuesit e gazetës. Kam një mendim që më rreh në kokë si çekan: Ja vlen të rroj, apo jo? Nuk jam çmendur që bëj këtë pyetje. Kam një arësye. Që prej një viti jam me kancer ne zorrën e trashë. Kam bërë operacion, por kanceri më është bërë përsëri. Bëj vazhdimisht kimioterapi, por s’kam rezultat. Kështu, duke pirë ilaçe e qetësues nuk e shtyj dot, se gjithë jetën i kam urryer doktorët, sëmundjet dhe dhimbjet. Nuk jam mësuar me to. Ndërsa me vdekjen jam mësuar. Jam shok me të, u them të tjerëve me të qeshur. Ndaj po ju pyes: Si thoni: Ja vlen të jetoj me dhimbje, apo më mirë ti jap fund jetës? Nga jeta jam i kënaqur. Kam një djalë e një vajzë, të dy janë të martuar e me fëmjë. Më thoni : Ç’të bëj? Mënyrën se si të iki nga kjo jetë e kam gjetur. Më duhet vetëm pak guxim e shtytje… Ju uroj gjithë të mirat për ju e familjet tuaja. Mersini.
Advertisement