Përbërësit:
• 600g mish pule
• 1 filxhan çaji oriz
• 1 vezë
• vaj ulliri
• kripë
• piper
Përgatitja:
Vendosni në tenxhere thelat e pulës me 4-5 lugë vaj ulliri dhe skuqeni në zjarr të ngadaltë për rreth 10 minuta. Hidhini kripë, 2 gota ujë dhe lëreni të ziejë në tenxhere me presion për 10-15 minuta, derisa të zbutet. Pasi të ketë zier, hapeni tenxheren, hidhini 3 gota ujë të ftohtë, orizin dhe ziejeni (tashmë pa kapak) derisa orizi të jetë zbutur plotësisht dhe lëngu të jetë trashur pak.
Pak minuta para se ta hiqni tenxheren nga zjarri, hidhni lëngun dhe lëkurën e grirë të limonit, si edhe pak piper të zi. Merrni 1 vezë, rriheni në një pjatë dhe hidhjani supës 2 minuta para se të fikni sobën, duke e trazuar supën.
Shërbehet e ngrohtë. Sipas dëshirës, mund ta rregulloni me vaj ulliri e majdanoz të freskët. Ju bëftë mirë!