– Përshëndetje “Intervista”, ju lutem më ndihmoni me një informacion, sepse nuk di ku ta gjej. Kam një vajzë të martuar e cila jeton e punon prej 8 vjetësh në Rodos të Greqisë me bashkëshortin e saj. Nuk kanë fëmijë. Nuk kanë dokumente, madje as kartë dhe as pasaportë biometrike shqiptare. Janë të interesuar të dinë se çfarë procedurash duhet të ndjekin që të marrin leje qëndrimi në Greqi. Ju lutem, na ktheni përgjigje këtë javë. Faleminderit.
Fatos Malaj, specialist i emigracionit Athinë: – Situata e tyre është pak e ndërlikuar, por nëse ata kanë vizë hyrëse në Greqi, domethënë, nëse para 8 vjetësh kanë hyrë legalisht në Greqi, atëherë munden të marrin me leje qëndrimi nga Ministria e Brendshme për arësye të veçanta. Në te kundert, do presin të mbushin 10-të vjet në Greqi. Paskësaj ata duhet të bëjnë kërkesë për leje qëndrimi prefekturës ku jetojnë, duke vërtetuar me dokumente qëndrimin e tyre dhjetëvjeçar në Greqi me anën e ndonjë kontrate qiraje, dokumente të shtrimit në spitale, ose ndonjë gjë tjetër. Mungesa e dokumenteve shqiptare nuk është problem sepse ata mund ta marrin pasaportën në Ambasadën Shqiptare në Athinë.