Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Barcaletat e ditës
Sa ushtrime na duhen për të pasur fizik normal?
Ish shoqja ime

Sa ushtrime na duhen për të pasur fizik normal?

– Sipas jush zoti instruktor, sa ushtrime janë të mjaftueshme për të pasur një trup normal dhe të shëndetshëm? Unë që e bëj këtë pyetje, hyj tek trupat normal dhe nuk kam problem me peshën. Por dua ta dij më shumë për shëndetin, dhe më pëlqen të ushtrohem herë pas here, sepse kam tendencën të vë bark. Kam pak problem me të ngrënën e shpejtë dhe mendoj se kjo më ndikon në akumulimin e dhjamit në bark. Pres një përgjigje nga ju. Anisa.
Mario Instruktori: – E nderuar Anisa, për pyetjen tuaj kam marrë informacion dhe nga mjekët, duke qënë se pyetja juaj ka më shumë lidhje me shëndetin. Sa për barkun që keni tendencë ta vini, kjo vjen dhe nga faktorë gjenetikë, apo dhe nga abuzimi i ushqimeve, apo pijeve alkolike dhe me gaz, por dhe shpesh probleme të brendshme shëndetësore të cilat duhet t’i zbuloni me një vizitë mjekësore. Ndërsa për atë çfarë doni të dini, në lidhje me ushtrimet dua të theksoj që personat ne i ndajmë në tri kategori: personat me peshë normale, personat mbipeshë dhe personat që nuk e duan fare palestrën.
– Personat me peshë normale, duhet të bëjnë ushtrime fizike të lehta, të paktën 1 orë, 4 herë në javë, ku brenda kësaj ore të ketë 30 minuta lëvizje të shpejtë, si vrap, biçikletë, not, ose zumba apo aerobi, dhe pjesën tjetër ushtrime me vegla, pra, ushtrime force dhe tonifikimi. Kjo besoj është e mjaftueshme si për të mbajtur atë peshë që keni, për tonifikimin, zbukurimin e trupit si dhe zvogëlimin e sëmundjeve të të gjitha llojeve, dhe rregullimin e metabolizmit.
– Personat mbipeshë duhet të ushtrohen më shumë, të paktën 90 minuta me intensitet mesatar, duke i alternuar me vrap të shpejtë, aerobi, çiklizem me ritem të shpejtë, fitnes për barkun si dhe veglat në fund për tonifikim. Duhet të bëjnë 4-5 herë në javë nga 90 minuta.
– Ndërsa personave që nuk ju pëlqen palestra, duhet të gjejnë patjetër një aktivitet fizik që ju tërheq më shumë dhe ta ushtrojnë të paktën 30 minuta tre herë në javë. Gjeni një sport që ju pëlqen, mund të jetë kërcim latin, mund të jetë basketbolli, futbolli, shëtitje me biçikletë, ecje në natyrë etj. Ama, duhet patjetër të gjeni një aktivitet sporti dhe ta ushtroni atë. Kjo do ju ndihmojë të jeni në formë të mirë fizike dhe të shmangni shumë sëmundje të rrezikshme, si ato të zemrës, të cilat shtohen nga dita në ditë dhe për çudi po preken shumë dhe të rinjtë.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Barcaletat e ditës

Next Post

Ish shoqja ime

Advertisement