Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Robin Uilliams, gënjente për vdekjen e tij!

Shumë herë është gënjyer me lajme për vdekjen e tij, madje disa herë, ka qenë vetë aktori, ai që e ka dhënë një lajm të tillë nëpërmjet mediave sociale. Këtë herë, për fat të keq, kjo nuk ishte më një shaka!

Lajmi i trishtuar i vdekjes së aktorit të famshëm, rolet e të cilit kanë lënë gjurmët e tyre në disa breza, është një humbje e madhe për botën e kinemasë dhe Hollivudi, që nga mëngjesi i sotëm, është në shok.

Robin Uilliams, aktori amerikan gjashtëdhjetë e tre vjeçar, është gjetur i vetëvrarë, megjithatë, autopsia ende nuk e ka vërtetuar këtë lajm. Për një kohë të gjatë, ai ka vuajtur nga depresioni i rëndë dhe në korrik kishte shkuar në një qendër në Minesota për detoksikimin nga alkooli (kjo nuk ishte hera e parë).

Advertisement

Sipas informatave paraprake, aktori fitues i çmimit Oskar është parë i gjallë për herë të fundit dje në mbrëmje rreth orës 22 nga gruaja e tij, Suzan Shnaider. Këtë mëngjes, policia mori një telefonatë të shqetësuar për një person që kishte mbetur pa frymë në shtëpinë e tij në Tiburon, por pas mbërritjes në urgjencë, mjekët nuk kanë arritur të bëjnë asgjë tjetër, përveçse të vërtetojnë se ai, tashmë kishte vdekur. Aktori dyshohet të ketë vdekur nga asfiksia.

“Këtë mëngjes kam humbur bashkëshortin dhe mikun tim më të mirë, ndërsa bota ka humbur një nga artistët e saj më të dashur dhe një person të mrekullueshëm. Zemra ime është copë-copë”, ka thënë gruaja e tij Suzana, e cila më pas, ka shtuar: “Me kërkesë të familjes, ju kërkoj të respektoni jetën private në këtë dhimbje të thellë. Siç Robini ka thënë gjithmonë: Shpresojmë të mos përqendroheni te vdekja e tij, por në momentet e panumërta të gëzimit dhe të qeshurave që u ka dhënë miliona njerëzve në botë”.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

A ka rëndësi seksi në martesë?

Next Post

Si të marrim leje qëndrimi në Greqi?

Advertisement