– Kam parë në ëndërr sikur sapo isha kthyer në Shqipëri. Papritur, takova të dashurën bashkë me mamanë e saj dhe një të panjohur. Ajo nuk kishte atë bukurinë e mëparshme; sikur i kishte rënë një hije e keqe. Sapo i dhamë dorën njëri-tjetrit dhe po e shtrëngonim, ajo më tha: “Jam fejuar”. Për momentin, shtanga. Pastaj e pyeta: “Pse s’ma ke thënë më parë?”. Ajo më tha: “Dua të më falësh”. U largova duke e përshëndetur me dorë dhe ajo filloi të qante. Ju lutem, më ktheni përgjigje…
– I nderuar lexues! Ëndrra juaj është shumë e qartë dhe paralajmëruese. Nëse vërtet e doni këtë vajzë, bëjeni sa më shpejt zyrtare lidhjen tuaj, sepse mund ta humbisni. Ëndrra tregon që familja e saj po mundohet t’i prezantojë ndonjë pretendent për t’u fejuar, prandaj, sa më shpejt të flisni me të dashurën dhe ta takoni, aq më mirë do të ishte për lidhjen tuaj. Përndryshe, do ta humbisni përgjithmonë. Gjithçka është në dorën tuaj. Gjithë të mirat!