Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Etnon: Jo më, në festivale!

Ata janë të bukur e të suksesshëm. Njëri është singëll, ndërsa tjetri, i martuar e familjar. Muzika e suksesi i kanë bërë shumë të përfolur si në shtypin rozë, ashtu edhe në bisedat private mes VIP-ash. Ata u bënë plot 17 vite së bashku në grup dhe kurrë nuk mbajnë mend të kenë debatuar për diçka… Po flas pikërisht për grupin Etnon, për Gencin dhe Milotin, të cilët jemi mësuar t’i shikojmë gjithmonë në klipe plot femra të bukura e seksi. Nuk kishte si të ndodhte ndryshe edhe me këngën “Pretty Vvoman” që, megjithëse ka kohë që ka dalë, vazhdon të qëndrojë fuqishëm në treg. Në të, ata u këndojnë të gjitha femrave shqiptare, që dinë të jenë tërheqëse dhe seksi, njëkohësisht. Sipas tyre, nuk ka rëndësi ngjyra e flokut, as ajo e lëkurës, por aftësia e një femre për të bërë për vete. Mund të themi me plot gojën se Etnon është një ndër grupet e para muzikore që i ka rezistuar më së miri kohës, duke sjellë suksese të njëpasnjëshme. Ata nuk bëjnë kurrë plane për të ardhmen, por një gjë na e thonë me siguri: Ata do të jenë gjithmonë pranë publikut të tyre, me shumë dashuri…

 

Rita Rrjolli: – Përshëndetje Etnon! Si jeni?

Advertisement

Etnon: – Jemi mirë. Faleminderit.

– U bënë disa kohë që i keni munguar ekranit tonë… Pse kështu?

– Kemi qenë vazhdimisht pranë publikut, mirëpo kemi reduktuar në masë paraqitjet televizive. Nga ana tjetër, koncertet kanë vazhduar gjithandej…

– Sa vite jetëgjatësi ka grupi juaj?

– Janë bërë 17 vjet që këndojmë bashkë.

– Në kaq vite, keni pasur ndonjë përçarje?

– Asnjëherë.

– Sa ju zgjat një grindje mes njëri-tjetrit?

– Nuk kemi pasur probleme që kanë lënë shenjë. Në fakt, kemi harruar, kur nuk jemi pajtuar me ndonjë gjë.

– Sa orë në ditë kaloni së bashku?

– Për shkak të punëve tjera që bëjmë, tani nuk takohemi çdo ditë.

– Diskutoni çdo gjë, edhe problemet më personale?

–  Nëse kemi ndonjë problem, atëhere e diskutojmë si miq, jo si grup.

– Kënga juaj “Pretty VVoman” vazhdon të jetë një ndër këngët më të pëlqyera nga fansat, edhe pse ka ca kohë që ka dalë… Kush është kjo bukuroshe që jua ka ngacmuar kaq shumë imagjinatën?

–  Nuk e ka një emër.

– A jeni të dashuruar?

Miloti: – Po.

Genci: – Jo.

– E kujt ishte idea e këngës?

–  Idea ishte e përbashkët.

– Sa kohë ju mori realizimi i saj?

– Së bashku me filmimet, kemi bërë dy muaj punë.

– Ylli Limani dhe dj Dags janë bashkëpunëtorët e radhës… Kush e propozoi bashkëpunimin?

–  Dj Dagz është Dj i grupit, ndërsa Ylli është një emër i ri, shumë i talentuar dhe ata që e kanë ndjekur punën tonë si Etnon ndër vite, e kanë të qartë që gjithmonë kemi synuar të bëjmë diçka ndryshe. Pikërisht me Yllin, bashkëpunimi ishte ndryshe.

Klipet e fundit janë bashkëpunime… Pse jo, një këngë vetëm Etnon?

–  Bashkëpunimet janë një trend botëror, jo vetëm te ne.

–  Sa ka ndryshuar tregu muzikor në Shqipëri?

–  Ka ndryshuar shumë. E mbajmë mend tërësisht ndryshe.

– Kjo është arsyeja pse nuk keni marrë pjesë këto kohë në festivale?

– Kemi marrë pjesë shumë në festivale dikur, që nga festivali i madh i RTSH-së e deri te çdo tjetër. Megjithatë, kemi 8 vjet që e kemi ndërprerë dhe ky vendim vazhdon të forcohet edhe më shumë, bazuar në atë që shohim sot.

– Mos ndoshta nuk u besoni shumë jurive të tyre?

– Ndoshta edhe për këtë…

 

“Pretty VVoman”

 

– A ju ndodh te takoni femra të tilla shpesh?

–  Ndër femrat shqiptare, mund të takosh shumë të tilla.

– Çfarë cilësish duhet të ketë një femër, që të quhet e tillë?

–  Nuk është se mund ta përkufizosh me atë apo këtë cilësi. Duhet t’i ketë të gjitha.

– A mund të bëhet krahasim me Monalizën?

– Jo. Monaliza ishte vetëm ide për filmimin.

– Shumë thonë se, rrallë mund të bëhen bashkë e bukura me të zgjuarën…

– Nuk mendoj se ai kompozicion gjendet rrallë ndër ne si popull. Ka shumë femra të tilla te ne.

– Pse pikërisht bjonde në klip “bukuroshja” juaj?

– Rëndësi kishte që vajza në klip ishte e bukur. Bjonde apo brune… Kjo s’kishte rëndësi.

– Shalët e gjata, a janë rruga e duhur drejt suksesit?

– Jo. Mendoj se puna dhe dhuntia natyrore për interpretimin, janë rruga e duhur drejt suksesit.

– Ju që s’keni asnjë vajzë në grup, i keni pasur të vështira fillimet?

– Fillimi ka qenë shumë i vështirë, por për shkak të rrethanave të tjera dhe jo pse nuk kishim vajzë në grup.

– Sa e vërtetë është që muzika, paraja edhe jeta e shthurur, janë të lidhura së bashku?

– Nuk janë të lidhura natyralisht, por megjithatë, gjendet ndonjë individ që i lidh ndonjëherë.

– Miloti është i martuar, ndërsa Genci, jo… Si mendoni, më mirë familjar apo beqar, sidomos me këtë profesion që keni?

–  Nuk ka lidhje profesioni. Mendoj që ka lidhje mosha, mendimi që një individ mund të ketë ndaj jetës dhe rrethanat.

– Sa të çmendura janë mbrëmjet tuaja nëpër klubet e Prishtinës?

– Nuk janë aspak. Të gjitha janë sjellje normale.

– A keni përfitime nga fama juaj?

– Puna na ka sjellë përfitime dhe kjo gjë dihet.

– Si e shikoni vazhdimësinë e grupit?

– Nuk e di. Këto ditë, nga angazhimet, nuk e kemi menduar se ku mund të jemi.

– Po pas 10 vjetësh, ku mund të jeni?

– Është e vështirë të parashikohet në 10 ditët e ardhshme… Të mos flasim pastaj për 10 vitet që vijnë…

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Vajzat kerkojne djem...

Next Post

Qeshë dashnorja e tij për vite me radhë

Advertisement