Një nga lajmet që po qarkullon kohët e fundit, është ai i largimit të Eneida Tarifës nga shfaqja e humorit “Portokalli” në Top Channel. Ky lajm u përhap edhe nga fakti që Top Channel ka nisur audicionet për prezantuese, gjë që tregon se do të ketë ndryshime rrënjësore jo vetëm në strukturë, por edhe në imazh. Sipas fjalëve, Eneida Tarifa nuk do të jetë më prezantuese e këtij shou humoristik dhe nga audicionet do të zbulohet edhe emri i ri që do të drejtojë “Portokallinë”, në krah të Salsanos. Por vetë Eneda, pasi është vënë në dijeni të këtyre fjalëve, ka sqaruar se deri më tani, ajo nuk është njoftuar për ndonjë vendim konkret nga autorët e programit dhe ka shtuar se audicionet që po bëhen aktualisht në ambientet e Top Medias nuk janë vetëm për “Portokallinë”, por edhe për spektakle të reja, që shumë shpejt do të nisin në këtë televizion. Gjithsesi, Eneida thotë se nëse do të ketë prezantuese të dytë, mirë se të vijë. Megjithatë, do të na duhet të presim deri në nisjen e sezonit të ri të këtij shou për të parë nëse Eneda do të zëvendësohet vërtet nga ndonjë prezantuese tjetër apo kjo e fundit do të jetë thjesht një numër më tepër krah dyshes Eneida-Salsano.
Advertisement