Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Pse vajzat pëlqejnë ëmbëlsirat?

Specialistët kanadezë të Universitetit MakGilla në Monreal kanë zbuluar një gen të posaçëm, i cili shton nepsin dhe “stërhollon” shijen e femrave për disa ushqime, duke përfshirë në radhë të parë të ëmblat. Pikërisht për këtë shkak, ato shtojnë në peshë. Kjo është arsyeja pse ka më shumë femra që vuajnë pasojat e shkaktuara nga mbipesha sesa meshkujt… Sipas këtyre shkencëtarëve, kërkesa e femrave për ëmbëlsira duhet marrë si diçka e natyrshme dhe e pavullnetshme. Shkencëtarët kanë bërë një eksperiment me pjesëmarrjen e 150 fëmijëve të moshës katërvjeçare. Fëmijëve u dhanë për të ngrënë dhe ata hëngrën radhazi çdo gjë që u vinin përpara, si të dobishmet, ashtu edhe të dëmshmet për organizmin e tyre. Në këtë eksperiment morën pjesë edhe nënat e fëmijëve. Ato plotësuan nga një anketë ku shënuan ushqimet dhe produktet që preferonin më shumë. Nga analizat doli se vogëlushët që preferonin ushqime të shijshme, por jo edhe aq të dobishme për organizmin e tyre, kishin nga hormon të veçantë që rregullonte veprimtarinë e dopaminës. Prania e këtij variacioni gjenetik i detyronte fëmijët të zgjidhnin para së gjithash ato ushqime që u jepnin kënaqësi, si bie fjala: Karamele apo akullore, domethënë, ushqime me kalori të larta dhe kryesisht, ëmbëlsira. Specialistët vunë re gjithashu se ky gen gjendet më shpesh te vajzat sesa te djemtë. Mbase për këtë arsye vajzat pëlqejnë më shumë ëmbëlsirat. Tani, shkencëtarët kanadezë po vazhdojnë punën për të gjetur mënyra që të ndërhyhet te ky gen, në mënyrë që me anën e tij të parandalohet dhjamosja dhe problemet e tjera që kanë të bëjnë me mbipeshën.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Dua të di a është ai im atë?

Next Post

Qëndro i ri me masazhin Taji!

Advertisement