Në Siberi është zbuluar një virus gjigand që ka ruajtur aftësitë e tij jetike për 30 mijë vjet me radhë… Ky zbulim është frut i bashkëpunimit shkencor franko-rus. Virusi u pagëzua me termin Pithovirus sibericum. Emri fillestar rrjedh nga fjala greke “pithos”, që do të thotë qyp. Kështu quheshin në lashtësi qypat ku mbahej vera. Sipas legjendave, pikërisht në një qyp të atillë jetonte filozofi Diogjen. Përmasat e kapsidit të pitovirusit arrijnë në 1,5 mkm, domethënë 0,5 mkm më shumë se pandoravirusi, me të cilin ka shumë gjera të përbashkëta, porse ky i fundit ekziston vetëm prej 600 mijë vjetësh. Shkencëtarët mendojnë se virusi gjigand është i një familjeje të përafërt me amebat parazitare, megjithëse në DNK e tij shkencëtarët zbuluan një sasi të madhe elementësh të pakodifikuar. Pikërisht me ndihmën e amebave, u zbulua se virusi i ri, pas gjumit të gjatë letargjik, është ende aktiv. Amebat i marrin pitoviruset si bakterie dhe, kur virusi ndodhet brenda, ajo bëhet viktimë dhe si njëfarë inkubatori për të riprodhuar “pjesë” virusi. Del se ameba e akullnajave siberiane e cila ka një moshë mbi 30 mijë vjeçare, u reziston egavirusve, që parazitojnë përbrenda amebave. Me zbulimin e atyre viruseve, “lind frika” se në kushtet kur klima mund të ngrohet, ato viruse mund të shtohen dhe asnjë nuk e di se ç’mund të bëhet me to. Ka mendime se në ato kushte, viruset e porsazbuluara mund të zhduken vetvetiu, por edhe mund të ambientohen dhe të gjejnë terren të përshtatshëm për të vazhduar jetën dhe për t’u shtuar. Por, edhe tani ka plot rreziqe për përhapjen e atyre virusve: Një nga ato janë modelet e mineraleve që nxirren me anën e sondave nga thellësia e akujve, së bashku me të cilat mund të dalin në sipërfaqe edhe viruset.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *