Për një muaj, e gjithë bota rrotullohet rreth futbollit. Kampionati Botëror është si Lojërat Olimpike të dikurshme, gjithçka kalon në plan të dytë. Sigurisht, më të gëzuar janë fansat e tij që e ndjekin hap pas hapi! Ka edhe të tjerë pastaj që dinë vetëm se në Brazil po zhvillohet Kampionati Botëror i futbollit dhe kaq, megjithatë, jehona e ndeshjeve dhe diskutimeve i kap edhe ata. Kështu, ndërsa disa i mbajnë sytë ngulur në fushën e blertë, të tjerë ëndërrojnë për plazhet, pyllin amazonian, gastronominë dhe vajzat e bukura braziliane… Po ju, si e përjetoni këtë eveniment? Bëni pjesë tek ata që nuk u shpëton asnjë detaj, apo kjo është një botë e huaj për ju? Bëni testin tonë për të kuptuar sa njohuri keni për Botërorin…
1. Cila është fituesja e Kupës së Botës 2010?
a. Argjentina
b. Spanja
c. Zimbabve
2. Ku është zhvilluar Kupa e fundit e Botës?
a. Në Gjermani
b. Në Francë
c. Në Afrikën e Jugut
3. Kur ka qenë hera e fundit që Franca është ndeshur me Brazilin në Kupën e Botës?
a. Në 2002-in, në finale
b. Dy vendet nuk janë ndeshur kurrë me njëri-tjetrin
c. Në 2006, në çerekfinale
4. Kush është themeluesi i Kupës së Botës?
a. Mishel Platini
b. Huan Antonio Samaranç
c. Zhyl Rime
5. Kupa e Botës zhvillohet një herë në sa vjet?
a. 2 vjet
b. 4 vjet
c. 3 vjet
6. Ku u luajt ndeshja e hapjes së Kupës së Botës 2014?
a. Meksiko
b. Sao Paulo
c. Rio de Zhaneiro
7. Kush e ka kompozuar këngën zyrtare të kësaj Kupe Bote?
a. Rihana
b. Shakira
c. Pitbull
8. Kush është lojtari që ka shënuar më shumë gola në Kupën e Botës?
a. Myler
b. Ronaldo (Brazil)
c. Zidan
9. Duke filluar nga çerekfinalet, si klasifikohen ekipet pasi kanë luajtur edhe kohën shtesë?
a. Me penallti
b. Me Golden Gol
c. Seleksionohet ai që ka më shumë pikë
10. Cilat ekipe janë eliminuar tashmë nga Kupa e Botës?
a. Spanja, Italia dhe Anglia
b. Uruguai, Argjentina dhe Kolumbia
c. Kameruni, Algjeria dhe Nigeria
11. Sa vende marrin pjesë në Kupën e Botës?
a. 32
b. 20
c. 4
12. Si quhet maskota e Kupës së Botës 2014?
a. Baila, është një breshkë
b. Fuleco, është një armadillo
c. Marko, është një koala
13. Çfarë dite do të luhet ndeshja finale?
a. Më 14 korrik
b. Më 13 korrik
c. Më 1 korrik
14. Cili vend e ka fituar më shumë Kupën e Botës?
a. Italia
b. Gjermania
c. Brazili
15. Në cilin vend do të zhvillohet Botërori i ardhshëm?
a. Rusi
b. Kinë
c. Itali
16. Cili është fituesi i parë i Kupës së Botës?
a. Brazili
b. Uruguaji
c. Anglia
17. Në cilin vit, FIFA vendosi që edhe vendi kampion i botës duhet të merrte pjesë në ndeshjet kualifikuese?
a. 2000
b. 2004
c. 2006
Përgjigjet
1-b, 2-c, 3-c, 4-c, 5-b, 6-b, 7-c, 8-b, 9-a, 10-a, 11-a, 12-b, 13-b, 14-c, 15-a, 16-b, 17-c.
Rezultatet
Nëse keni 14-20 pikë. Jeni një fans/e i/e vërtetë
Kujdes, ju nuk bëni shaka me futbollin! Asgjë nuk ju shpëton në lidhje me këtë subjekt. Mezi e prisni fillimin e Kupës së Botës dhe i bëni tifo deri në fund skuadrës suaj të zemrës. Ju pëlqen t’i shihni ndeshjet edhe me shoqërinë, apo familjen. Pjesëtarët e tjerë të familjes që nuk e pëlqejnë futbollin duhet të mos e kthejnë kanalin e televizorit në stacion tjetër, se bëhet nami!
Nëse keni 7-13 pikë. Ju, vetëm sa i hidhni ndonjë sy…
Po, është e vërtetë, Kupa e Botës ka filluar. Ju keni dëgjuar të flitet për të, por nuk jua zgjon shumë kureshtinë. Ju viheni në dijeni të evenimenteve të fundit vetëm kur partneri/ja dhe miqtë ju flasin për të. Ndeshjeve, u hidhni ndonjë sy herë pas here, vetëm për të mos qenë injorant në bisedat me shoqërinë.
Nëse keni 0-6 pikë. Cila Kupë? E botës? Ah, po…
Pra, futbolli është një lojë ku përballen dy ekipe me 11 lojtarë dhe për të fituar duhet të bësh gola. Ja, pra, ku i mësuat bazat e tij! Sinqerisht, futbolli nuk bën pjesë në prioritetet tuaja. Ju jeni i/e pandjeshëm ndaj përgatitjeve dhe zhvillimit të kësaj gare dhe nganjëherë, e keni të vështirë të kuptoni gjithë eksitimin që ngjall ky eveniment. Një gjë është e sigurtë; ju nuk do të ndryshoni jetën tuaj të përditshme për shkak të kësaj. Sidoqoftë, kushtojini pak vëmendje; futbolli mund t’ju zgjojë emocione të forta dhe mbase, mund t’ju pëlqejë një ditë…