– Kam një problem që po më shqetëson shumë kohët e fundit. Jam lidhur me një të huaj. Nuk e mendoja kurrë se do të lidhesha me të, por duke e njohur prej kohësh, duke parë virtytet e tij, më bëri për vete. Unë para se të njihja këtë kisha dalë nga një lidhje shumë e keqe, sepse pata një të fejuar të dhunshëm. Dhe kisha vite pa rënë në dashuri. Por problemi është se jo vetëm se është i huaj, por është me ngjyrë, pra është i zi. Është i formuar nga ana intelektuale, profesionale dhe vjen nga familje me tradita të forta. Ai do të martohemi, por familja ime më është kundërvënë keq, duke më thënë se po na turpëron me këtë zezak, pikërisht kështu e gjykojnë. Ai është francez, dhe pse është i zi, por është lindur e rritur atje. E dashuroj vërtetë, dhe nuk më intereson aspak që ka ngjyrë tjetër. Është bërë një rrëmujë e vërtetë në familjen time, më kërcënojnë duke më thënë se do të përjashtojme nga familja përgjithmonë dhe nuk do të vijmë as kur të martohesh as kur të bëhesh nënë. Kjo gjëndje po më sëmur, nuk dua ta humbas familjen, por as burrin që dua? Si do të vepronit ju në rastin tim?
Advertisement