Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

A mund të bëj bashkim familjar?

– Jam E. Mani, emigrant në Itali, që nga viti 1997. Kam leje qëndrimi afatgjatë në Itali dhe jam i punësuar në ndërtim. Kam prindërit në Shqipëri në moshë të vjetër dhe dëshiroj që t’i marr në Itali. Babai është 68 vjeç dhe nëna, 64 vjeçe. Kam shtëpi me qira në një provincë të Firences, në Valdano. Pyetja ime është: A mund të bëj bashkim familjar me prindërit? Në Shqipëri, ata kanë mbetur vetëm dhe nuk kanë njeri për t’i ndihmuar…

Naim Balluku, Zv. President, përfaqësues i degës INAS për Shqipërinë: – I nderuar letërshkrues, bazuar në Legjislacionin Italian për bashkimin familjar, për aplikimet për prindër është kusht i domosdoshëm që të kenë një moshë mbi 65 vjeç, nëse nuk kanë fëmijë të tjerë në Shqipëri ose nëse fëmijët e tjerë nuk janë në gjëndje t’i mbështetin ata për motive të rënda shëndetësore të dokumentuara. Ashtu sikurse deklaroni, babai i ka kushtet për të aplikuar, pasi ka plotësuar moshën 65 vjeç, kusht të cilin nuk e përmbush nëna, e cila është 64 vjeçe. Në këto kushte, do të bësh aplikimin për bashkim familjar, atëherë kur nëna të plotësojë moshën 65 vjeçe. Dokumentacioni që do të plotësohet do të jetë:

1. Certifikata e lindjes së fëmijës që kërkon ribashkimin;

Advertisement

2. Certifikatën e “trungut” të familjes nga e cila evidentohen të gjithë fëmijët e prindërve që aplikojnë për bashkim familjar që jetojnë;

3. Fotokopje e lejes së qëndrimit të të gjithë fëmijëve që jetojnë jashtë vendit (në rast se një fëmijë ose më shumë do të jenë resident në një shtet tjetër, dokumenti në fjalë duhet të jetë i përkthyer dhe legalizuar nga një përfaqësi diplomatike konsullore në këtë vend).

– Përveç atyre që thamë më lart, duhet të theksoj se është 180 ditë, periudha gjatë së cilës kërkohet drejtpërdrejt në zyra konsullore italiane që të lëshojë vizën e hyrjes, duke paraqitur një akt detyrimisht të vulosur siç duhet te Sporteli Unik për Emigracionin nga ku deklarohet data e paraqitjes së kërkesës dhe dokumentacionit shoqërues.

 

Pregaditi faqen: V.Vukulaj

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Eni Koçi: Tani, do të këndoj tallava!

Next Post

Duhet paguar aplikimi për Green Card?

Advertisement