Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

20 kuriozitete për obezitetin


Është folur shumë për obezitetin, si për sëmundjen e shekullit, që vjen duke u shtuar me shifra alarmante, sidomos në vendet e zhvilluara. Është thënë gjithashtu se është burim i shumë sëmundjeve, siç është ajo e zemrës, diabetit, etj. Megjithatë, ka ende për të thënë. Për t’u bindur për këtë, lexoni më poshtë 20 kuriozitete që nuk i dinit për të…

1. Quhesh obez kur ke Indeks të Masës Trupore (IMT) mbi 30, mbipeshë kur e ke nga 25-30 dhe normal, kur e ke nën 25.

Advertisement

2. Sipas një studimi të bërë nga Qendra për Politikën e Ushqimit dhe e Obezitetit, në Universitetin e Jeilit, SHBA, më shumë se 4000 njerëz që u pyetën në telefon për obezitetin, u përgjigjën se do të preferonin më shumë të jepnin një vit të jetës së tyre, sesa të ishin obezë.

3. 15-30% prej tyre u përgjigjën se do të preferonin më shumë të hiqnin dorë nga martesa, të mos bënin fëmijë, të ishin depresivë ose alkoolikë sesa obezë.

4. 4% u përgjigjën se do të preferonin të mos kishin një gjymtyrë ose të verboheshin, sesa të obezë.

5. Nga 1991-2000, pesha mesatare e njerëzve në botë është shtuar me 4.2 kg.

6. Në 2004, Administrata Amerikane e Aviacionit e shtoi peshën e një mashkulli mesatar nga 85, në 92 kg.

7. Shoqëritë ajrore në botë kanë harxhuar 275 milionë $ shtesë për të shtuar sasinë e karburantit në aviona, për shkak të shtimit të peshës së pasagjerëve. Tani e kuptojmë pse ushqimi në avion nuk është më falas!

8. Para një dekade, njeriu më i shëndoshë në botë, Manuel Uribe, që tani peshon 600 kg (sa 5 bebe elefanti) dhe që ka 5 vjet që nuk ngrihet nga shtrati, u braktis nga gruaja, sepse ajo kishte frikë nga shtimi i tij galopant në peshë.

9. Shoqëria Ajrore “Virgin Atlantic”, i pagoi Barbara Hjusonit nga Uellsi një dëmshpërblim prej 24 100 $ në vitin 2002, sepse ishte shtypur nga një person obez, që ishte ulur afër saj gjatë një fluturimi transatlantik. Barbara pësoi mpiksje gjaku në gjoks, iu përdrodhën muskujt e këmbës dhe pësoi shiatik akut që e mbajti mbërthyer në shtrat për një muaj.

10. Qendra Mjekësore e Universitetit Duke në Angli bëri një studim që tregoi se burrat dhe gratë që kishin rënë sa 10% e peshës së tyre trupore, kishin pasur një përmirësim domethënës në cilësinë e jetës së tyre seksuale.

11. Obeziteti radhitet i dyti për nga shkaqet që sjellin sëmundje vdekjeprurëse, të cilat mund të parandalohen (E para është duhanpirja).

12. Sipas një studimi të zhvilluar në SHBA, ndër 7.5 milionë pensionistë që marrin përfitime shëndetësore, mbi 70% janë mbipeshë dhe 20% me diabet, gjë që mund të çojë në verbim, prerje të një gjymtyre, si edhe në probleme me zemrën dhe veshkat.

13. Dy vjet më parë, një firmë fast-foodi hodhi në treg një hamburger që përmbante 1420 kalori dhe 107 gramë yndyrë. Ai quhej: “Hamburgeri i trashë përbindësh”. Ka brenda 170 gr mish, 4 feta proshute të tymosur, tre feta djathë, majonezë dhe bukë të lyer me gjalpë susami.

14. Misisipi është vendi i byrekut me gjalpë, arrave të pjekura dhe patateve e karkalecëve të skuqur, si edhe i peshkut-mace. Misisipi është edhe shteti amerikan me më shumë njerëz obezë, mbi 32.5%. Të jetë rastësi vallë?

15. Studimet e fundit kanë zbuluar se obeziteti mund të shkaktojë probleme me gjumin.

16. Nga ana tjetër, problemet me gjumin mund të çojnë tek obeziteti. Ky është një rreth vicioz.

17. Aborigjenët e Australisë dhe indianët e Amerikës u sëmurën nga diabeti i tipit 2 dhe hipertensioni pasi përvetësuan stilin modern të jetesës.

18. Sikur të gjithë obezët e SHBA-së të mblidheshin në një shtet të vetëm, ai do të ishte i 12-i për nga dendësia e popullsisë.

19. Një studim i bërë në vitin 2003, tregoi se 21% e fëmijëve të shkollave elementare në Nju Jork, që vijnë nga nivele të ndryshme shoqërore, janë obezë.    

20. Në SHBA, prodhuesit e sediljeve të sigurimit të makinave po prodhojnë modele të reja, më të mëdha, pasi një studim tregoi se në këtë vend, 250 000 fëmijë nën 6 vjeç, janë shumë të shëndoshë për të përdorur modelet normale.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Rregullat e arta të një çifti të lumtur

Next Post

Ç’është në të vërtetë Kamasutra?

Advertisement