Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Vajzat kerkojne djem…

Përshëndetje! Jam një femër moderne me banim në Tiranë e divorcuar prej shumë vitesh. Dua të lidh jetën me një mashkull mysliman nga mosha 40-46 vjeç. Respekte nga Fjorentina.

Jam Alma 52 vjeçe e ve, çaloj pak, por më bën sinqeriteti e besnikëria më të bukur. Punoj e banoj në Tiranë. Kërkoj një mik të mirë, të arsimuar, të sinqertë, besnik, larg veseve të këqia për një lidhje sekrete të qëndrueshme. Dua të më dojë të më vlerësojë për këtë që jam. Kujt i intereson të lërë numër telefoni në gazetë. Faleminderit.

E le kete njoftim për atë person që është i interesuar dhe plotëson këto kritere: beqar apo i divorcuar pa fëmijë, me arsim të lartë, i punësuar mosha 43-50 vjeç nga jugu apo Shqipëria e mesme e me banim në Tiranë. Unë jam beqare nga jugu me banim në Tiranë, me arsim të lartë, e punë në shtet. Lë nr. cel. në redaksi.

Advertisement

Jam Melisa 51 vjeçe nga jugu me banim në Tiranë, me një paraqitje shumë të mirë e rregullt, e pastër, e sinqertë, jam e kompletuar në çdo drejtim. Kërkoj një shok jete deri në moshen 55 vjeç të jetë një zotëri me shumë vlera ku të mbizotërojë sinqeriteti, korrektësia dhe qetësia shpirtërore, që ti japim jetës një drejtim të bukur. Kujt i intereson të lërë numër telefoni në gazetë. Ju faleminderit.

Jam një vajzë X me banim në Tiranë, origjinë nga jugu, shumë e rregullt dhe e kompletuar në çdo drejtim, beqare nga pretendimet. Jam e interesuar për një lidhje serioze me një person që të jetë simpatik, me trup të rregullt, i sinqertë, korrekt, familjar, larg duhanit, alkolit dhe bixhozit mosha 46-52 vjeç. Për sqarime më të hollësishme ja lëmë takimit. I interesuari të lërë numër telefoni vetëm në gazetë.

Jam 43 vjeçe beqare, nga jugu me banim në Tiranë, me arsim të lartë, me punë në shtet. Kërkoj të njoh një burrë beqar ose të divorcuar por pa fëmijë, me arsim të lartë dhe të jetë i punësuar mosha 43-50 vjeç nga jugu apo Shqipëria e mesme me banim në Tiranë.

Dua të njoh mashkullin më të mirë në botë me të gjitha gjëra pozitive, se e tillë jam dhe vetë. Dua të ndjehem krenare. Të jetë 47 vjeç e lart, dhe të jetë i kujdesshëm nda femrës. Pres përgjigje në gazetë nga të interesuarit. Jam një vajzë qytetare nga Shkodra e arsimuar me kulturë me moshë 35 vjeçe, kërkoj të njoh një mashkull vetëm për qëllime serioze martesore që të jetë me moshë deri 41 vjeç, qytetar, beqar, i shkolluar, serioz, fisnik, sportiv, me gjatësi, larg veseve të këqia si duhani, alkoli, bixhozi, korrekt dhe me nivel, dhe që të kenë ekonomi dhe kushte shumë të mira jetese. Dhe që është me origjinë nga Shkodra, Tirana, Durrësi ose që jeton në Francë, Paris. Të interesuarit të lënë adresë emaili për komunikim. Vetëm persona serioze. Faleminderit.

Përshëndetje, jam një 35 vjeçare me një fëmijë, interesohem të gjej një person që do të krijojë familje deri në moshen 45 vjeç, brenda Shqipërisë ose jashtë saj. Më lini numrin tuaj të telefonit ose adresë në FB.

Jam nje vajze 37 vjece nga Shqiperia e mesme e rregullt dhe familjare. Ne pamundesi kohe, njohje, komunikimi kerkoj lidhje serioze (martesore) me nje djale te rregullt ne cdo drejtim dhe familjar rreth moshes 38-42 vjec i arsimuar dhe i punesuar. Pres përgjigje në gazetë nga të interesuarit. Faleminderit.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
View Comments (29) View Comments (29)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Ditar shkolle. Në shkollën shqiptare në Londer. Nga Anila Kadija

Next Post

Njoftime nga Italia & Gjermania...

Advertisement