Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Si ta kuptoj nëse vuaj nga tiroidja?

– Jam 36 vjeçe, 1.60 e gjatë dhe pesoj 50 kg. Dua të shtoj në peshë dhe nuk di se si t’ia arrij. Mos vallë duhet të bëj analizat e tiroides për këtë humbje të peshës? Theksoj që kam marrje mendsh, më ther gjoksi, kam shumë ankth dhe shpesh më ndodh që më zihet fryma. Çfarë analizash duhet të bëj dhe cilat janë shenjat që tregojnë se vuaj nga tiroidja? Jam në pritje të përgjigjes suaj. Faleminderit.

Dr. Dashamir Gjergji endokrinolog-diabetolog: – E nderuar zonjë, ju falënderoj për pyetjen tuaj, edhe pse është një pyetje përgjithësuese dhe jo e plotësuar me detaje të tjera nga ana juaj. Fillimisht, gjykuar mbi gjatësinë tuaj, moshën dhe peshën ju them se ju jeni pak a shumë në vlera normale të peshës dhe nuk konsideroheni nën peshë. Shpjegimi bazohet mbi një indeks trupor që njihet si BMI (boody mss index) dhe në rastin tuaj kjo vlerë rezulton 20. Kur BMI është nga 19-25 kemi peshë normale; kur BMI: 25-30, kemi mbipeshë; nga 30-35 kemi obezitet jo formë e rëndë dhe mbi 35, obezitet (sëmundje e rëndë). Kur vlerat e BMI-së janë më pak se 19, kemi nënpeshë. Informacioni i mësipërm jepet për t’i krijuar bindjen gjithsecilit që, përcaktimi i nivelit të peshës, nuk është thjeshtë një perceptim, por në fund të fundit janë disa parametra dhe llogari matematikore. Nisur nga shenjat klinike që ju referoni, edhe pse janë shenja të përgjithshme që mund të jenë pjesë prezantuese e shumë sëmundjeve, unë kam mendimin se shumica e tyre lidhen me stresin dhe situatat neuropsikologjike jo të mira.

– Në të vërtetë, jo rrallëherë sëmundjet e tiroides ngatërrohen me ankesa dhe simptoma të tilla. Për të bërë një diferencim të saktë mes çrregullimeve të ankthit dhe sëmundjeve të tiroides, ju duhet të konsultoheni me një mjek endokrinolog. Mjeku endokrinolog do të përcaktojë ekzaktësisht se çfarë analizash dhe ekzaminimesh duhet të bëni dhe vetëm pasi të keni përcaktuar drejt diagnozën, mund të shikojmë nëse shqetësimet tuaja kanë lidhje apo jo me sëmundje të caktuara të tiroides e gjithashtu, nëse keni nevojë të merrni mjekim për këto sëmundje. Teorikisht, në rastin tuaj, nuk mendoj që pritet të diagnostikoheni me një sëmundje të tiroides, megjithatë konsulta duhet bërë patjetër. Barnat për t’u shëndoshur (shtuar në peshë) nuk është se rekomandohen rutinë dhe, përpara se t’i drejtoheni ndihmës farmaceutike, ideale do të ishte duhet të përllogaritni mirë sasinë e ushqimeve në raport me aktivitetin fizik që kryeni. Trajtuar në këtë këndvështrim, duhet të ndryshoni stilin e të jetuarit që nënkupton të merrni më shumë kalori, një ushqyerje e mirë, si dhe të konsumoni më pak alergji. Nëse harxhoni shumë me aktivitet fizik, punë, sporte etj. duhet të limitohet koha e ushtrimit të tyre ose të reduktohet ngarkesa fizike. Në lidhje me nënpyetjen se çfarë analize të tiroides duhet të kryeni, ju rekomandoj që të mos e merrni këtë hap, por t’ia besoni shqetësimet tuaja mjekut përkatës. Deri në pritje të një adresimi tjetër të shqetësimeve tuaja, ju uroj shëndet, qetësi shpirtërore dhe emocionale.

Advertisement

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Më ripet lëkura

Next Post

Kam probleme me gojën

Advertisement