Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Si më tradhtuan shoqet…

(vijon nga numri i kaluar)

 

Atë pasdite dola me të dashurin tim, R-në. Kur kërkoi të më përcillte s`pranova sepse nuk doja ta shihte atë që ndodhte brenda në shtëpi. Kur ai u largua pak, u nisa për në diskon ku shkonim zakonisht me shoqet e dhomës. Hyra në klub, u ula dhe porosita diçka për të pirë kur… ç`të shihja… Dy shoqet e tjera të dhomës po putheshin njëkohësisht me djalin që më bëri fotografitë. Nuk po u besoja syve. I pashë edhe një herë akoma më dyshuese, por nuk kishte dyshime. Ishin vërtet ato, duke u zhgërryer në llumin e asaj diskoteke dhe duke u puthur si prostituta. Bëra sikur s`i kisha parë dhe lëviza në një tjetër tavolinë. Fillova të pi pa hesap dhe u deha aq shumë sa e vetmja gjë që mbaj mend është se një djalë më bëri shoqëri derisa nga ora 530 dola nga diskoja dhe u ktheva në dhomë. Trokita para se të hyja, pasi e mbaja mend shumë mirë se si e kisha lënë L-në para se të dilja me të dashurin. Duket se kësaj here shoqja e dhomës ishte vetëm, sepse as dy “qeraxheshat” e tjera nuk ishin kthyer. Bëra një dush, shkova në shkollë dhe pasi u ktheva, ashtu e lodhur siç isha, u shtriva të merrja një sy gjumë. Kur isha në kulmin e dremitjes, më zgjoi zilja e celularit. Mendja fillimisht më shkoi te prindërit e mi, pasi kishim kohë pa folur. Mendova se mund të ishte edhe i dashuri im, por jo… E kuptova se isha gabuar kur pashë në ekranin e celularit emrin e “fotografit”. U mendova për pak çaste, pastaj vendosa t`i flisja. Më tha se duhet të shkoja në studion e tij në orën 2030 që të bëja fotot për të cilat kishim rënë dakord një javë më parë. Kur e pyeta se përse duhej të takoheshim në një orë kaq të vonë, ai tha se atëherë ishte i lirë. Kur isha në studion e tij për të realizuar fotografitë, më dha të vishja bikini. Kishte diçka që nuk shkonte… Teksa më bënte fotot, u afrua dhe u përpoq të më puthte. Unë e largoja me forcë, por ai vazhdonte të më puthte me zor. Fillova të bërtisja e tmerruar siç isha dhe ai filloi të më qëllonte. I poshtri! Përfitoi nga unë! Kur dola nga ai vend, vendosa të mos shkoja më atje. U tregova edhe vajzave gjithçka që më kishte ndodhur, por ato, në vend që të më dilnin krah mua, filluan ta justifikonin mikun e tyre duke thënë se ndoshta po kalonte ndonjë moment dobësie. M`u lutën të qetësohesha, të pija një cigare e cila m`u duk se ishte ndryshe nga ato të zakonshmet, me të cilat isha mësuar. Më pas më kërkuan të thithja pak pluhur, pasi ai do të më qetësonte. Ndonëse herën e parë refuzova, më pas fillova të thithja kokainë. M`u duk sikur s`ndjeja asgjë, sikur nuk mendoja dot dhe logjika më ishte paralizuar. Kështu, kur ato më sugjeruan ta takoja përsëri fotografin dhe të mos e lija ëndrrën përgjysëm, pranova.

Advertisement

Erdhi edhe dita kur E. kishte ditëlindjen… Shoqet e dhomës morën me vete edhe dashnorët. Së bashku me ta, filluan të pinin, të deheshin e të drogoheshin. Ndjeva se duhet të largohesha që aty, por goca e sebepit, E-ja, nuk më la. Vendosa të qëndroja megjithëse s`ndihesha aspak mirë, pasi në ditëlindjen e saj kishte ftuar edhe “fotografin” që mundohej të më afrohej. Pas rreth gjysëm ore u largova pa lajmëruar me idenë se asnjëra prej tyre nuk kuptonte më asgjë, duke qenë se ishin bërë tapë. Kur u ktheva në dhomë, pashë se më kishin ardhur disa thirrje të humbura në celular dhe një sms, ku shkruhej: “S`të paskam njohur, ti qenke një femër e ulët që merresh me pornografi”. Ishte i dashuri im, R-ja.  E mora në telefon për t`u sqaruar sepse nuk po kuptoja asgjë, por ai s`më linte të flisja. Më mbyllte telefonin. As kur i dërgova sms-në ku i kërkoja ta takoja, nuk reagonte. Kur u tregova vajzave se çfarë më kishte ndodhur ato më thanë të mos shqetësohesha. Sipas tyre, ishte thjesht një grindje e zakonshme në çift. Ishte gjithçka kalimtare, do të kalonte. Por unë nuk mund të hiqja dorë kaq kollaj. Shkova në konvikt dhe atje e gjeta me shokët. U kërkova të na linin vetëm dhe ata ashtu bënë, sepse zakonisht, ishin shumë të respektueshëm. R-ja më shihte gjithë përbuzje. E pyeta se çfarë kisha bërë dhe ai më tregoi se kur kishte shkuar me shokët në internet, kishin gjetur foto të miat gjysëm nudo, në një sajt. S`po u besoja veshëve dhe i thashë se kjo s`mund të ishte e vërtetë dhe se me siguri do të më kishin ngatërruar me ndonjë tjetër, por R-ja vazhdoi: “Të thashë që s`më pëlqente t`i bëje ato foto, por nuk më dëgjove. Ja ku arrite tani, në një faqe pornografike. Prindërit e tu duhet ta dinë këtë”.

Mua m`u mbushën sytë me lot dhe ashtu, duke qarë, dola nga dhoma e instiktivisht shkova në një qendër interneti. Aty i pashë me sytë e mi fotografitë. Ishte e vërtetë… isha bërë pjesë e një faqeje pornografike. M`u duke sikur bota m’u shemb nën këmbë. Shkova në studion e M-së, por kur trokita në derë, nuk m`u përgjigj askush. Teksa prisja te shkallët, kaloi një grua dhe më tha se ajo dhomë ishte momentalisht bosh, nuk jetonte më askush aty. Atëhere provova t`i telefonoja M-së, por edhe telefonin e kishte të mbyllur. Shkova në dhomë dhe pyeta vajzat se ku mund ta gjeja fotografin, por ato bënin sikur s`dinin asgjë. U tregova për atë që më kishte ndodhur dhe kur ato s`reaguan fare e kuptova se kishin qenë ato që më ngritën kurth, duke e ditur pikën time të dobët: Ëndrrën për t’u bërë modele. I akuzova se më kishin futur në grackë, por ato u mbrojtën duke më thënë se kisha pranuar të pozoja me dëshirën time. Më vonë, mësova se më kishin hedhur drogë në ushqim që në fillim të njohjes sonë. U gjenda papritur e vetmuar dhe e trishtuar. M`u duk se kishte ardhur fundi. Iu hapa një shoqes sime të klasës, e vetmja që arrinte të më kuptobte si duhej, por me të cilën ishim ftohur për ca kohë, për shkak të budallallëqeve të mia. Ajo më ndihmoi të akuzoja M-në dhe të mbyllja adresën ku gjendeshin fotot. Më mori në dhomën e saj dhe që atëherë jeta ime ndryshoi. E falenderoj çdo ditë N-në. Tani, falë saj, kam nisur një jetë të re. Edhe me mësimet shkoj më mirë. Kur kujtoj ato kohë ndihem keq, por tani që po i rrëfej këto histori për gazetën tuaj, gjej rastin t`u them të gjithë bashkëmoshatarëve të mi të mos i zënë shumë besë shoqërisë. Vetëm familja të do! Tani jetoj me prindërit dhe vëllain në Tiranë dhe herë pas here takohem me mikeshën time të vetme, N-në.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
View Comments (1) View Comments (1)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Luftova shumë për dashurinë

Next Post

Artushi: Uroj që publiku ta dojë sa e dua unë

Advertisement