Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Pesë arsye pse tradhtojnë burrat
Fjalët e këngëve moderne, në nivelin e një fëmije 8 vjeçar
Mall për ty...

Fjalët e këngëve moderne, në nivelin e një fëmije 8 vjeçar

Sipas një studimi të bërë në SHBA, cilësia gjuhësore e muzikës po vjen në rënie në këto 10 vitet e fundit. Fjalët e para të një studimi të realizuar nga analisti amerikan, Endrju Pauell-Mors, janë të qarta: “Tekstet e muzikës moderne janë një budallallëk i gjallë”. Për të justifikuar këtë deklaratë, ai ka përpunuar histograma dhe organigrama të ndryshme, të cilat vërtetojnë rënien intelektuale që tregon muzika moderne sot. Studiuesi ka ndjekur një rrugë shumë të saktë për të mos lëshuar në internet një bombë të pabazuar, sepse edhe subjekti që ka prekur është shumë i ndjeshëm. Për të bërë këtë gjë, ai ka analizuar jo më pak se 225 këngë në katër drejtime të ndryshme. Për të zgjedhur këngët, ai u është drejtuar klasifikimeve të revistës muzikore më popullore përtej Atlantikut, “Billboard. Kurba e grafikut ka treguar qartë se tekstet e këngëve janë të nivelit të një fëmije në klasën e 3-të fillore (le të themi, të semestrit të dytë). Sigurisht, rezultatet janë objektive, ato nuk gjykojnë fuqinë emocionale të teksteve, por thjesht, pasurinë e tyre gjuhësore. Kështu, këngët e klasifikuara si më «debile», nuk janë domosdoshmërisht ato që do t’ju prekin më pak, megjithëkëtë vazhdojnë të jenë intelektualisht më anemiket. Ja, cilat janë disa nga këto këngë:

  1. “The Good Life” Three Days Grace
  2. “It kills me” Melanie Fiona
  3. “Let me hear you scream” Ozzy Osbourne
  4. “Moves like Jagger” Maroon 5, Christina Aguilera
  5. “Lost vvithout U” Robien Thicke

Për fat të mirë, studimi lë vend edhe për një shpresë, sado e vogël të jetë ajo. Endrju Pauell Mors ka bërë në studimin e tij edhe klasifikimin e këngëve më inteligjente. Me gjithë praninë e artistëve me famë për tekstet e tyre (si Red Hot Chilli Peppers), vihet re edhe prania e disa yjeve të muzikës pop të ditëve tona. Ja, edhe një lajm tjetër që nuk do t’u pëlqejë disave: Këngët e rrymës kauntri kanë një fjalor më të pasur nga ana intelektuale. Megjithatë, janë Eminemi dhe Maraja Keri që arrijnë në majë të klasifikimit të artistëve me fjalët e këngëve më të përpunuara.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Pesë arsye pse tradhtojnë burrat

Next Post

Mall për ty...

Advertisement