Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Bujar Nishani: “E vërteta e heqjes së mustaqeve…”

Këtë javë vendosa të intervistoja Presidentin, zotin Bujar Nishani. “Atë mund ta gjej në zyrë, mendova, se të tjerët janë shpërndarë të takojnë popullin e t’i mbushin mendjen t’i votojnë se janë më të mirët”. U nisa drejt Presidencës, por s’ishte e thënë ta gjeja aty. M’u desh ta prisja 30 minuta në sallon. Dhe, ja ku u shfaq i pari i shtetit (I pari në letër, se për të patur, kemi tjetër të parë)…

Bujar Nishani: – Më fal Kaso që të bëra të prisje, por isha te zoti Berisha. I çova kafen e mëngjesit.
– Pse, ju ia çoni kafen zotit Berisha?
– Sigurisht që unë, Kaso. Kam që nga viti 1997 që e bëj këtë gjë. Ti e di Kaso që atë kohë kam punuar kamerier. Ç’të bëja?! Si i papunë që isha, më duhej të ushqeja familjen.
– Mirë keni bërë zoti Nishani. Puna s’është turp…
– Zotit Berisha nëse nuk e pi kafenë nga duart e mia, i bie vilania, Kaso. Desh na iku njëherë para dy vitesh në Pallat të Kongreseve. Atë ditë unë isha sëmurë dhe nuk ia shërbeva kafen.
– Punë të paqme bëni, zoti Nishani.
– Ç’të bëj Kaso?! Se mos kam punë tjetër. Të gjitha kompetencat m’i kanë marrë. Fondet m’i kanë ulur. Mbeta këtu në mes të katër mureve. Njëherë në 3 muaj, dal a s’dal jashtë shtetit. Me se të dal, ja, më thuaj mua ti! As për të shkuar në Rinas nuk ka benzinë makina.
– Gjithsesi, në çehre të fytyrës dukeni mirë, zoti Nishani. Aq më tepër që keni hequr edhe mustaqet.
– Eh, mustaqet e mia! I doja shumë, Kaso. Më to merresha 8 orë në ditë. I rregulloja, u ndërroja modelin përpara pasqyrës. M’i hoqi zoti Rama, që e heqshin nga kolltuku, e heqshin!
– Si jua hoqi zoti Rama? Me gërshërë apo me brisk?
– Jo, po me sopatë! Po, jo, mor Kaso, jo! Për t’i hequr i hoqa vetë, por sebep u bë zoti Rama. Erdhi një ditë në Presidencë të diskutonim politikën. Plasi debati midis meje dhe atij. “Përse po m’i hiqni gjithë kompetencat kushtetuese?”, i thashë unë…
– Po ai, ç’ju tha?
– Ai u ngrit nga karrigia i revoltuar dhe tha: “Mos më bërtit mua! Unë të heq, jo vetëm kompetencat, por të heq edhe mustaqet, po të dua unë dhe më shumë Iliri”…
– Po më pas ç’ndodhi zoti Nishani?
– Unë të nesërmen në mëngjes, sipas zakonit, shkova te zoti Berisha, t’i çoja kafen. Aty, në bisedë, i thashë që kështu-kështu më tha zoti Rama. Zoti Berisha më tha: “Ti Bujar mos e rruaj fare mustaqen! E zgjidh unë këtë punë që tani”.
– Dhe?
– Dhe zoti Berisha telefonoi zotin Rama e i tha: “Po ti mor lepur, mor pjellë e krimit! Me mustaqet e Bujarit merresh? S’ta mban me mua se të heq dhëmbë e dhëmballë dhe do të heqësh mustaqet e Bujarit!”.
– Po zoti Rama, si iu përgjigj?
– Edhe Rama u nxeh, Kaso. Po sado që të nxehet Rama, nuk e ka nxehjen si Berisha. “I ka vdek nona atij muhabeti, tha Rama. Koalicioni ynë ka për t’i hequr Bujarit gjithë kompetencat kushtetuese dhe bashkë me to, po të duam, edhe mustaqet”. Zoti Berisha i mbylli telefonin dhe më tha: “Edi i krimit të merr të keqen ty! Sa të jem unë, s’ka burrë të të prekë mustaqet!”. Pastaj tha: “Për inat të Edit, të urdhëroj të heqësh mustaqet! Ta dijë ai që këtu vendos unë akoma”.
Ja, kështu o Kaso, mbeta pa mustaqe. Ore, ta thashë; nuk e kam hallin te to, se pa to ngjaj edhe më i ri. E kam hallin se s’kam me se të merrem. S’dal dot as në oborr të Presidencës të bëj xhiro kot. Na hoqën kangjellat e larta e po ta dal, më shikon gjithë dynjaja e thonë: “Po ky, s’ka punë tjetër veç xhiros!?”. Ja, kështu, o Kaso. Rri gjithë ditën brenda tani. Po erdhi ndonjë të më vizitojë, mirë. Ndryshe, rri fryj sytë. Hë se harrova: Dua të falënderoj publikisht Fredin…
– Cilin Fred?
– Alfred Moisiun, pra, ish-presidentin. Unë i them Fredi se jemi bërë shumë shokë. Dua ta falënderoj se ai vjen shpesh dhe luajmë tavëll së bashku, meqë s’kemi ç’bëjmë të dy.
– Faleminderit, zoti Nishani, për kohën që më dhatë.
– Ç’kohë o Kaso, rri më qafsh! Kohë kam plot unë. Kompetenca dhe punë nuk kam.

Bisedoi me shaka Kaso KOSA

Advertisement

(Gazetën “Intervista”, të plotë, mund ta blini online, që ditën e daljen në treg, vetëm për 89 cent, në: http://www.pressreader.com/albania/intervista, ndersa në Greqi, në kioskat ku shitet shtypi i huaj. Nëse nuk e gjeni në kiosken pranë jush, na dërgoni një sms në 6938691274)

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

CILET NUK INTERVISTUAM DOT KETE JAVE? Nga Artan Kristo

Next Post

Horoskopi 15 qershor-21 qershor

Advertisement