Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Më dhemb stomaku nga stresi
Blerina Braka: E vetme, vështirë të arrish ku të takon
Torta e ujit: Ëmbëlsira më delikate e botës

Blerina Braka: E vetme, vështirë të arrish ku të takon

Blerina Braka, Anxhela Peristeri, Aurel Thëllimi dhe Erik Lloshi, kanë sjellë për publikun një këngë dhe një klip mjaft veror ku janë shafqur të shpenguar dhe të çlirët, ashtu si kjo verë që po troket. Një klip me ngjyra dhe një këngë argëtuese me një titull të veçantë “S’ka si ne. Për të, por jo vetëm, në këtë intervistë do të na flasë njëra nga protagonistet, bjondina bukuroshe Blerina Braka. E qeshur, e dashur dhe shumë e çiltër, ajo flet për lidhjen e saj me këngën, aspiratat, ëndrrat, por edhe punën e palodhshme që bën duke kënduar live në një nga lokalet më në zë në Tiranë.

 

Fabjola Kuburi: – Blerina, pse “s’ka si ju”?

Advertisement

Blerina Braka: – Normale, “Ska si ne” pasi ne bëjmë muzikë për të gjithë preferencat e publikut, jemi këngëtarë me shkollë të muzikës klasike dhe këndojmë muzikë të lehtë e popullore. Nuk është pak t’i bësh të gjitha!

– Ju të tre, edhe këndoni së bashku në të njëjtin lokal… Kujt i lindi ideja për këtë këngë dhe klip?

Ideja ishte e Aurelit. Në fakt, ne kemi miqësi të mirë me njëri-tjetrin dhe një bashkëpunim të tillë e bëmë me shumë dëshirë, duke bashkëpunuar me Gramoz Kozelin&De Vox. Sa i përket tekstit, ka bërë secili pjesën e tij, duke shprehur gjendjen emocionale të momentit. Kënga ka katër tema brenda dhe gjithsecili mund ta gjejë veten në të. Më e bukura është se kjo këngë erdhi shumë shpejt dhe pa lodhje fare, pasi sapo u hodh ideja, u drejtuam në studio dhe kënga u realizua brenda një ore. Më pas, Max Production na e bëri punën edhe më të bukur. Brenda javës, gjithçka u mbyll me sukses!

– Mendon se e ke arritur suksesin e dëshiruar apo të duhet ende punë?

– Më duhet shumë punë dhe do të vazhdoj të punoj pasi ky është profesioni im, e dua me shpirt dhe do jem gjithmonë në punë për t’u perfeksionuar! Muzika ka lindur me mua dhe e dua si nëna fëmijën e saj.

– Muzika për ty, është më shumë e bukur apo e vështirë?

– Muzika është më shumë e bukur. Të vështirë e bëjnë njerëzit që qëndrojnë pas kuintave dhe “kolegët” tanë të dashur.

– Cila është mënyra më e mirë për të arritur nivelin e ëndërruar në një profesion, në këngë më konkretisht?

– Me këngë nuk e kemi arritur dot, nuk e kemi pasur atë fat. Përsëri, në rastin konkret, e kanë në dorë ata që rrinë pas kuintave. E vetme, është e vështirë të arrish aty ku të takon.

– Sa e sigurtë ndihesh në vetvete? Çfarë të bën të ndihesh e tillë?

– Për atë që di të bëj, jam shumë e sigurtë. Jam e sigurtë pasi eksperienca në profesionin tim më bën të ndjehem e tillë.

– Sa arrin t’i ndjekësh trendet muzikore apo je origjinale në mënyrën tënde?

– Sigurisht, kërkoj të eci me hapin e kohës, kërkoj të bëj atë çka do publiku, pasi pa publikun, profesioni ynë merr fund.

– Kënga është pritur aq mirë sa e prisnit apo i kaloi kufijtë e pritshmërisë?

– E prisnim që do të pëlqehej dhe jemi ende duke marrë urimet e simpatinë e shumë njerëzve kudo që shkojmë. Është kënaqësi sidomos kur të urojnë edhe artistët e vërtetë në TOB.

– A ka rregulla për të qenë e suksesshme në karrierë?

– Po t’i dija rregullat, do t’i kisha zbatuar dhe sot do të isha në Hollivud! (Qesh) Nëse ke ndonjë informacion, më thuaj…

– Cila është kënga që ti e dashuron me shpirt?

– Nëse bëhet fjalë për këngët e mia, është bashkëpunimi me Aurelin, kënga “Shpirt”. Nëse bëhet fjalë për muzikën mbarë botës, janë shumë.

– Sa të ndihmon bukuria në këtë profesion?

– Uau, faleminderit për komplimentin. Nuk më ka ndihmuar aspak; mua gjithmonë më është dashur të punoj shumë dhe falë dhuratës së Zotit, puna më është shpërblyer.

– Do të më thuash sloganin që përdorin të gjitha, “pamja të ndihmon, po nuk është gjithçka”?

– Pamjen nuk e kam menduar si të tillë, do ishte mirë ta shikoja me këtë sy dhe që në këtë moment do ta shikoj si të tillë. Fundja, t’u imponohesh të tjerëve si e tillë, është meritë.

– E ndjek modën apo me terezi?

– Moda është pjesë e profesionit tim dhe sigurisht, më pëlqen ta ndjek. Vetëm se me fotot nuk i kam marrëdhëniet edhe aq mirë, nuk para më pëlqen të ekspozoj veshjet e mia.

– Në klipe dukesh mjaft elegante dhe e kuruar. Kështu je edhe në jetë?

– Po, sigurisht jam edhe me elegante dhe e lezetshme në jetën e përditshme.

– Një kompliment që ke marrë dhe të ka mbetur në mendje?

– Komplimenti që sapo më bëre. (Buzëqesh)

– E ndjen konkurrencën, apo për ty nuk ka konkurrencë sepse secili ka punën dhe arritjet e tij?

– Jam e fokusuar te vetja. Këtë fjalë nuk e njoh… Unë kam stilin tim, punën time. Këngëtarët që janë vërtet të mirë i dua fort dhe i vlerësoj, ndërsa të tjerët, i vlerësoj për arritjet, por nuk i dua fort.

– Na e përshkruaj secilin nga këngëtaret e klipit me nga tri fjalë…

– Aureli: Pozitiv, social, artist.

Anxhela: Divë, e dashur, e thjeshtë.

Eriku: I qetë, shpirt njeriu, shok i mirë.

– Çfarë do bësh pas kësaj interviste?

– Do ha drekë se është ndezur llampa e kuqe. (Qesh)

Çfarë të lodh nga intervistat?

– Intervistat janë kënaqësi, më pëlqen që me anën tuaj, publiku më njeh edhe më afër.

– Nuk ke thënë ndonjëherë: “O ç’më lodhën këta gazetarët!”?

– Ju jeni pjesë e punës sonë! Fabjolaaa, më lodhe. (Qesh)

– Çfarë ke në mendje tani?

– M’u bëre si Facebook-u tani… (Qesh) “Ku do ulem të ha drekë?!”; këtë kam në mendje tani.

– Çfarë do bësh nesër?

– Nesër do performoj live me kolegët e mi, të cilët i dua shumë.

– Je neglizhente apo korrekte?

– I kam të dyja nga pak. Sigurisht, për gjërat shumë të rëndësishme, jam korrekte.

– Më mirë bjonde apo brune?

– Bjonde, por është shumë e lodhshme, sepse floku dëmtohet shumë.

– A të ka ndodhur të ngelesh pa para në xhep?

– Më ka ndodhur…

– Si e ke zgjidhur këtë situatë?

– Jam gjendur mes miqsh, kështu që kam dalë mirë nga situata.

– A lamë gjë pa thënë?!

– Po pate ndonjë gjë për të shtuar, vazhdojmë pasi të ushqehem! (Buzëqesh)

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Më dhemb stomaku nga stresi

Next Post

Torta e ujit: Ëmbëlsira më delikate e botës

Advertisement