Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Zbulohet galaktika më e largët dhe më e lashtë

Një ekip ndërkombëtar astronomësh ka zbuluar një galaktikë shumë të ndritshme, e cila gjendet mbi 13 miliardë vite dritë larg Tokës. Bëhet fjalë për galaktikën më të largët në hapësirë dhe kohë që është zbuluar ndonjëherë, duke shënuar një rekord të ri për astronomët. Zbulimi, i kryer nga një ekip i kryesuar nga Paskal Ush, i Universitetit të Gejlit, SHBA, i cili është botuar në revistën shkencore “Astrophysical Research Letters”, u bë i mundur nëpërmjet teleskopëve hapësinorë Habëll dhe Spajser dhe më pas u vërtetua nga teleskopi tokësor Kek i Havait.

Galaktika EGS-zs8-1është një nga më të ndritshmet dhe më të mëdhatë që është vrojtuar ndonjëherë në hapësirë dhe mosha e saj llogaritet afro 13,8 miliardë vjet. Janë shumë të pakta galaktikat e gjetura që datojnë që nga koha e fillimit të universit dhe deri tani, asnjë nuk ka qenë më e lashtë dhe më e largët.

“Megjithëse e pamë këtë galaktikë ashtu si ka qenë para 13 miliardë vjetësh, ajo që atëherë kishte mbi 15% të masës së galaktikës sonë, pavarësisht se kishin kaluar vetëm 670 milionë vjet nga krijimi i universit”, deklaroi Ush. Sipas përllogaritjeve, kjo galaktikë “ka lindur” yje me shpejtësi 80 herë më të madhe se e jona. Zbulimi i ri vërteton vrojtimet e mëparshme se, në universin e sapokrijuar, ekzistonin tashmë galaktikat e mëdha, gjë që u hap rrugë pyetjeve të reja për shkencëtarët.

Advertisement

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Limon me krem peshku ton për aperitiv

Next Post

Drejtori më hoqi nga puna, pa më dhënë atë që më takon

Advertisement