Quhet Flamur Aljiji dhe është aktori që po bënë namin.

I adhuruari i skenaristëve dhe regjisorëve,

po punon në disa projekte të rëndësishme kinematografike. Aktori nga Tetova, por që jeton dhe vepron në Gjermani, ka studiuar për aktrim në Berlin. Talenti i tij është i pa kontestueshëm. Ai, gjithashtu është ndër ata meshkuj të pashëm që duken të lindur për ekran. Aktori shqiptar ka luajtur në më shumë se 22 projekte me rëndësi, ndërkaq së fundi është pjesë e kastit të aktorëve të filmit “Chocolate man”, i nominuar edhe në festivalin prestigjioz “New York Cinematography Awards”. Ndonëse po zhvillon karrierë ndërkombëtare, Aljiji nuk i harron rrënjët shqiptare, madje në faqen e tij në Instagrm shihet pranë disa figurave tona të njohura. Siç shihet nga fotot, aktori duket të ketë miqësi edhe me humanistin Halil Kastrati, i njohur për aktivitetin e tij të gjërë humanitar. Aljiji, siç duket është një nga miqtë e shumë të njohur, që e përkrahin punën e madhe të Halil Kastratit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *