Përbërësit:
4 limonë,
180 gramë peshk ton kutie,
90 gramë gjalpë,
1 lugë çaji lëng limoni,
1 tufë e vogël majdanoz,
1 lugë kaperi
Kripë, pak ose fare (kripë kanë edhe kaperët, edhe peshku ton)
Përgatitja:
Për këtë aperitiv preferohen limona biologjikë. Pasi i lajmë mirë limonat nga jashtë, i fërkojmë pak me një pecetë. Presim nje fetë si kapak e me ndihmën e një thike me majë, zbrazim limonin, por duke mos e prishur lëkurën. Ndërkohë, kalojmë në mikser peshkun, gjalpin, majdanozin, kripën, një lugë lëng limoni dhe gjysmën e kaperëve. Kur janë bërë si krem, hedhim brenda kokrrat e mbetura të kaperit, e përziejmë dhe mbushim limonat, të cilët i fusim në frigorifer për t’u ftohur. Pas kësaj i shërbejmë me feta ose të plota, me kapakun e tyre sipër. Në të dyja mënyrat e servirura, suksesi është i garantuar, si në shije, ashtu dhe në pamje.
Shërbehen të ftohta. Sipas dëshirës, peshku ton mund të zëvendësohet me proshutë.