Ndërkohë që të gjithë përfitojnë nga temperaturat e larta të këtyre ditëve për t’u arratisur në plazh apo pishina, reperi kosovar 2 Ton është mbyllur në studio. Këtë sezon ai po punon fort për realizimin e albumit të parë të tij. Fakti që është njëri ndër reperat më të pëlqyer të momentit, me këngë të cilat kanë rezultuar të jenë hite, e shtyn atë të kujdeset që edhe këngët e albumit të jenë në po të njëjtën lartësi. 2 Ton është reperi të cilit përveç këngëve solo, edhe bashkëpunimet i kanë rezultuar të suksesshme. I fundit ndër to, ishte edhe ai me Labinot Tahirin në këngën “Krejt t’i fala”.
Advertisement