Përbërësit për katër vetë
700 gramë kungull i qëruar, i ndarë në copa mesatare
1 qepë e grirë
1 thelb hudhër i grirë imët
1 kuti salcë domateje, ose 4-5 domate të freskëta, të grira me thikë
1- 2 lugë gjelle vaj ulliri
1 lugë kafeje fara kumini (nëse keni)
1-2 lugë kafeje koriandër e grirë
1-2 lugë kafeje kumin i bluar
1 lugë kafeje turmerik
Rreth 2-3 dl ujë, pak kripë
Koriandër gjethe, ose në vend të saj, majdanoz
Përgatitja
Nxeh vajin, hidh farat e kuminit, më pas qepën dhe hudhën në zjarr mesatar. Pasi zverdhen, kavërdis pak kungullin, hidh domatet, ujin, erëzat, pak kripë dhe lëri në zjarr të ngadaltë rreth 25-30 minuta. Në fund, hidh edhe majdanozin e grirë. Shoqërohet me pilaf (zakonisht me oriz basmati, por shkon edhe me të tjerë) dhe pak kos të trashë. Nëse nuk keni kumin kokërr, mund ta kaloni hapin e parë dhe të shtoni pak më tepër të bluar.