– Përshëndetje! Jam Ela nga Kuçova. Nuk kam patur kurrë më parë marrëdhënie me njeri. Mendova ta kaloja kufirin me një shok, por sa filluam marrdhënien, ai ejakuloi. Ai tentoi të kryente marrdhënie dhe unë ndjeva vetëm pak dhembje, por në moment nuk më doli gjak. As i dashuri nuk më tha nëse organi i tij u fut, pasi unë nuk ndieva gjë, as marrëdhënia nuk u krye. Në dhomë nuk pata hemorragji, por më pas, në shtëpi, pashë që isha bërë pis. Doja të dija nëse marrëdhënia është konsumuar apo hemoragjia ishte nga cikli (ish dita e gjashtë e tij dhe nuk duhej të ndodhte). Nuk më shqetëson virgjëria, pasi unë isha me të dashurin në shtrat, po thjesht dua të di nëse marrdhënia është konsumuar apo jo, pasi nuk do t’i kthehemi më kësaj njohjeje. Ju lutem, më ktheni një përgjigje sa më parë. Faleminderit.
Dr. Evi Dani, seksolog-androlog: – E nderuar lexuese, shqetësimin tuaj nuk e konsideroj të rëndësishëm. Dikur, një nga problemet kryesore që e mundonin femrën apo mashkullin ishte virgjëria. Në kohën e sotme, ky problem tashmë ka rënë. Jeta shoqërore është më e hapur dhe më e lirë. Femrat dhe meshkujt duan të bëjnë marrëdhënie seksuale para martese dhe të qenurit e virgjër apo jo, nuk ka më rëndësinë e dikurshme.
– Nga një studim i kryer nga unë, me 200 meshkuj të pyetur nëse e kanë problem virgjërinë te gruaja e tyre e ardhshme apo jo, rezultoi se 74 % e meshkujve që banonin në zona urbane, kryesisht nga gjimnazet e kryeqytetit, nuk e kishin fare problem një gjë të tillë. Shumë nga këta ishin të vetëdijshëm që ashtu si ata kishin patur marrëdhënie me shumë partnere, kjo është një e drejtë edhe e partneres së tyre. I gjithë problemi është që, ajo që quhet besnikëria bashkëshortore të ruhet pas martese. Ndryshe doli testimi në 28 % të rasteve, ku dominimi dhe mendimi që gruaja e tyre e ardhshme duhet të ishte e virgjër, por këta ishin kryesisht persona nga zonat rurale.
Unë mendoj se marrëdhënia juaj është konsumuar dhe se ju nuk duhet të shqetësoheni shumë për diçka të tillë. Ndoshta do të ishte më mirë të shqetësoheshit për mbarëvajtjen tani e tutje të lidhjes suaj me djalin që doni. Gjithë të mirat.