“U kënaqëm! Kaluam pesë orë sikur të shim në Përmetin tonë të dashur”. Kështu thanë të gjithë ata që morrën pjesë të shtunën në takimin e organizuar nga shoqata kulturore “Përmeti” – Athinë, me rastin e kurorëzimit me sukses të vitit shkollor për mësimin e gjuhës shqipe në Rafinë. Të pranishmit jo vetëm shijuan darkën e e pasur, shtruar ne restorantin “ To dixtio”, buzë detit në Agio Nikolaos, Luca, por edhe kënduan dhe kërcyen bashkë me orkestrën dhe këngëtaren përmetare Donika Pecollari. Emocione të papërsëritshme ngjallën dhe këngët, vallet dhe recitimet e fëmijëve në gjuhën shqipe. Në këtë aktivitet merrte pjesë edhe amabsadori i Shqipërisë në Athinë, Dashnor Dervishi, kryetari i Bashksë së Rafinës dhe kryetari i federatës së Shoqatave Shqiptare në Athinë, Etmond Guri. Meritë të veçantë në organizimin dhe drejtimin e aktivitetin pati aktori i njohur i shumë filmave në Greqi e Shqipëri, kryetari i shoqatës “Përmeti” në Athinë, Anastas Kozdine. Në fjalën e tij ai përmendi edhe vlerësoi edhe rolin e gazetës “Intervista” që, gjithnjë u ka ndenjur pranë emigrantëve tanë, duke qënë tani e vetmja gazetë shqiptare që shpërndahet në Greqi.