Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

ME KE SHKON BUALLI?

HOROSKOPI KINEZBualli-Dhia
Lidhja mes një Bualli dhe një Dhie është e pamundur. Të lindurit në këto dy shenja kanë karakter krejt të ndryshëm dhe nuk mund të qëndrojnë bashkë. Buallit i pëlqen të drejtojë dhe të mbajë familjen, por në shkëmbim, kërkon shumë prej personit me të cilin jeton. Nga ana tjetër, të lindurit në shenjën e Dhisë nuk janë gati për asnjë lloj sakrifice. Bualli vë para mënjanë për shpenzimet e familjes në të ardhmen? Dhia i shpenzon ato në një pasdite pazari. Kjo papjekuri e Dhisë shkon ndesh me urtësinë e Buallit. Nga ana tjetër, Dhisë i pëlqen të dalë dhe të bëjë jetë mondane, të takohet me njerëz, ndërsa Buallit i pëlqen të qëndrojë në shtëpi dhe të darkojë para ekranit të televizorit. Kjo situatë është e papërballueshme dhe lidhja mes një Bualli dhe një Dhie do të mbarojë para se të ketë filluar mirë.

Bualli-Majmuni
Bualli është shumë i apasionuar pas partnerit të tij të shenjës së Majmunit. Gjithçka që bën ky i fundit është e përkryer dhe Bualli i fal absolutisht çdo gabim. I linduri në shenjën e Buallit sillet në mënyrë shumë mbrojtëse ndaj të dashurit të tij të zemrës dhe i ofron çdo gjë që t’i pëlqejë. Freskia e tij, buzëqeshja, inteligjenca… në sytë e Buallit, gjithçka e Majmunit është e përkryer. Nga ana e tij, Majmuni i vlerëson përkujdesjet e Buallit në fillim, por me kalimin e kohës, pasioni mes tyre bëhet paksa i rëndë për Majmunin. Ky i fundit preferon të lidhet me dikë tjetër dhe e lë Buallin, me gjithë sakrificat që ai bën për të. Vetëm nëse Majmuni është grua, ka mundësi ta falënderojë Buallin për atë që bën dhe të rrijë në krah të tij. I linduri në shenjën e Buallit e admiron Majmunin, është krenar që e ka përkrah dhe në shtrat. Megjithatë, ky admirim e ka një çmim: Me kalimin e kohës, Bualli rrezikon të shohë se si partneri i tij Majmun lodhet prej tij.

Bualli-Gjeli
Bualli dhe Gjeli kanë gjetur recetën magjike. Ata jetojnë në harmoni dhe janë të lumtur, sepse kanë shumë pika të përbashkëta. Me gjithë ndryshimet, ata plotësojnë njëri-tjetrin. Lumturia mbretëron në çiftin e formuar nga një Buall dhe një Gjel. Që të dyja palët kanë vlera tradicionale që mund të vendosen tek ata, por pa i kthyer në një çift pleqsh. Lidhja e tyre është paqësore, me zënka të rralla, aq shumë kuptohen ata në të gjitha fushat. Gjelit (sidomos nëse është grua) i pëlqen ta duan të tjerët, ndërkohë që Bualli është më i rezervuar. Aq më mirë! I linduri në shenjën e Buallit e admiron Gjelin e tij, gjë që e bën Gjelin të lumtur dhe Buallin, krenar. Nga ana tjetër, i linduri në shenjën e Gjelit nuk e vë kurrë në pikëpyetje autoritetin e Buallit të tij. Kjo është ajo për të cilën ka nevojë Bualli. Kjo lidhje, pra, kalon në harmoni.

Advertisement

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Ja, pikat e shitjes së gazetës Intervista në të gjithë Greqinë!

Next Post

Ja, çfarë do të veshë Elhaida Dani nesër në Eurovizion

Advertisement