E kërkoj…

 

Dikur nuk njihja veten

E si mund të njihja njerëzit?

Pata aq shumë zhgënjime

Rrugës së pjekurisë së qenies sime

Siç dihet në fillim

Njoha veset e këqija

Pabesinë, kurvllëkun, tradhtinë

Mes tyre dhe dashurinë

E mbaja e mbroja pa të keq

E quaja si të ish

Mes djajve një meleq

Largoja çdo të keqe

Që prekte qenien time

Dashurinë e futa në zemër

Mendova se ish jetime

Me veset e mira e njoha

Besnikërinë, ndershmërinë, sinqeritetin

Mes tyre dhe diturinë

E dhurova gjithsej tre herë

Gjatë jetës sime

Fuqishëm ajo kur dilte

Bënte përparime

Por herën e fundit mashtrimin takoj

I vetëm i vogël ndjehem unë sërish

Mashtrimin mallkoj për dhimbjen

Që më shkaktoi

Ju lutem ndihmomëni dashurinë

Unë po kërkoj

Rrugën e jetës që më ka mbetur

Pa të dot nuk e përballoj… Armando Hako

 

 

Atmosferë

Në një atmosferë gëzimi e ndjeva veten të mjerë

Aty tek rrija e heshtur në derë

Atje ku shumë momente m’u përplasën në fytyrë

Ku thoja me vete: “Kjo botë është e ndyrë…”

Ndërsa të tjerët i mbulonte gëzimi

Zemra ime e vrarë zhytej nga trishtimi.

Në atë moment, nuk dija ku t’i hidhja sytë

Më dukej sikur isha në det, gati duke u mbyt! Fiqerete Dervishi

 

Ato orë

 

Shihja me zell buzët e tua

N’ato orët, kur ti flije

Edhe thoja “sa e dua”

Ti s’e di, kurrë nuk e dije…

 

E kur nata digjej vetëm

Në ato orë të gjumit tënd

Unë të thoja “sa të dua”

Ty s’të shkonte hiç ndërmend…

 

Shumë herë ti i preheshe lotit

E merrje udhët, në “pakthim”

Kurse unë i lutesha Zotit

Ti s’e di nuk kam dyshim…

 

Nuk kam dyshim, as shpirt, as zemër

Kur mirë e di, që ti s’do të vish

Pëshpëris, tëndin emër

Ti nuk e di e as do ta dish! Bledi Ylli

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here