Provimi i gjuhës greke për Lejen Afatgjatë, më 13 qershor
Specialisti i Emigracionit Fatos Malaj shkruan ne faqen e tij ne Facebook:
Meqënëse më pyesni vazhdimisht për Lejen Afatgjatë, domethënë një mundësi më tepër punësimi në vendet e BE, po ju informoj se pikërisht këto ditë mund të aplikoni dhe të merrni pjesë në provimet e gjuhës greke për certifikatën e duhur. Drejtoria e Arsimit të Përhershëm ka shpallur të shtunën 13 qershor datën e provimit dhe certifikimit të gjuhës greke, histories dhe kulturës për të gjithë të interesuarit për Lejen Afatgjatë.
Kushtet për pjesmarrjen janë:
-Të jeni mbi moshën 16 vjeç
-Të banoni me dokumenta të rregullta në Greqi.
Dokumentat
-Kërkesa, e plotësoni në zyrën përkatëse
-1 Fotografi
-Fotokopje e pasaportës e shoqëruar nga pasaporta origjinale për siglim
-Fotokopje e lejes së qëndrimit ose vërtetim i dorëzimit të dokumentave për rinovim
-Taksa 50 euro për gjuhën dhe historinë e kulturën, ose 20 euro për historinë e kulturën, e paguani ose në zyrën tatimore ose në mënyrë elektronike përmes taxisnet.
Për çdo informacion tjetër, çdo detaj që është e pamundur të përfshihet në këtë blog, ose kontaktoni drejtpërdrejt me faqen time në facebook, në inbox do ju lutesha, ose akoma më mirë, kontaktoni direkt me zyrën kopetente për provimet, në telefonat : 213 – 131 1667, 213 – 131 1678, 213 – 131 1652 213 – 131 1655, 210 – 344 27 41dhe në faqen elektronike www.gsae.edu.gr
ME GJERE LEXONI NE : www.fatosmalaj.wordpress.com
Gazeten INTERVISTA tani mund ta blini edhe ne Greqi, ne kioskat ku shitet shtypi i huaj. Nese nuk e gjeni, na dergoni nje sms ne 6938691274. Ju lutem na ndihmoni! Gazeta Intervista tani eshte e vetmja gazete ne gjuhen shqipe ne tregun grek!