Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Ta dhuroj veshken për të apo jo?
Sa minuta kalojmë në internet gjatë një dite pune?
Nuk mbushet dot me frymë

Sa minuta kalojmë në internet gjatë një dite pune?

Sa kohë kalojmë në internet, ndërkohë që jemi në punë? Dhe, a e bëjmë realisht vetëm për punën? Duke u nisur nga konstatimi se 90% e ndërmarrjeve u japin hyrje të lirë në internet punonjësve të tyre, Olfeo, një sipërmarrje franceze e specializuar për sigurinë në internet, ka marrë në studim një çështje të tillë. Studimi është bërë në vitin 2014 dhe është shtrirë në pesë vende (Gjermani, Belgjikë, Francë, Luksemburg dhe Zvicër). Ai është bazuar në faqet e internetit të përdorura nga nëpunësit e afro njëqind ndërmarrjeve të këtyre pesë vendeve. Këta punonjës kalojnë mesatarisht 1 orë e 53 minuta në ditë në internet. Në këtë kohë, 50 minuta bëhen për qëllime personale (pra, 44% e kohës së kaluar në internet). E llogaritur për një vit, kjo shifër përfaqëson 25 ditë në ditë, dedikuar lundrimit në internet për qëllime personale. Olfeo ka konstatuar se kjo shifër është më e madhe për ata që janë lidhur me wifi. Këta të fundit, i dedikojnë 62% të kohës së kaluar në internet, për qëllime vetjake.

Cilat janë sitet që përdoren më shumë? Në të pesta vendet, në podium qëndrojnë Facebook-u, Youtube dhe Wikipedia. Në Francë, për shembull, dhjetë sitet më të ndjekura janë Facebook, Youtube, Wikipedia, Yahoo actu, Comment ça marche, Amazon, Le Bon Coin, MSN, Blogger dhe L’Internaute.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Ta dhuroj veshken për të apo jo?

Next Post

Nuk mbushet dot me frymë

Advertisement