Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Si ndikon hëna e plotë te njeriu, bimët dhe kafshët

Nuk mund të mohojmë efektet e hënës në tokë, duke filluar që nga baticat e deri tradita për të respektuar kalendarin hënor në bujqësi. Shkenca ka provuar efektet e hënës së plotë te kafshët, por ka ende dyshime përsa u përket njerëzve. Sipas traditës popullore, fazat e hënës ndikojnë në ciklin menstrual dhe në veçanti, hëna e plotë është e lidhur me lindjen e fëmijëve. Ja, disa të vërteta dhe mite mbi efektet e hënës së plotë te njerëzit, bimët dhe kafshët.

 

Efektet te njerëzit

Advertisement

  1. Vështirësi për të fjetur gjumë

Efektet e hënës së plotë te njeriu janë vetëm një mit? Mbase ka diçka të vërtetë në këtë mes. Thuhet se hëna e plotë ndikon në sistemin tonë cirkadian (ritmi gjumë-zgjuar) dhe këtë ka konfirmuar një studim i publikuar në revistën Current Biology, sipas të cilit, besimet popullore kanë të drejtë. Gjithçka e ka burimin në evolucionin e njeriut, e cili është bërë duke ndjekur ciklet e hënës. Si përfundim, hëna e plotë, të paktën përsa i përket gjumit, është e aftë të veprojë në orën tonë biologjike.

  1. Hëna e plotë dhe lindja

Nganjëherë kemi dëgjuar se, për të përcaktuar se kur do të lindë fëmija, nuk duhet të kemi parasysh datën e përcaktuar nga doktorët, por atë të hënës së plotë që bie më afër asaj date. Është e lehtë t’i bashkëngjisësh fazat hënore me ciklin menstrual dhe mbase, edhe në traditat lidhura me lindjen, ekziston diçka e vërtetë, megjithëse statistikat nuk e kanë konfirmuar ende.

  1. Çmenduria

Një njeri i çmendur quhet ndryshe edhe lunatik. Çmenduria është lidhur gjithmonë me hënën e plotë. Shkenca ka kërkuar të dhëna statistikore përsa i përket shtimit të incidenteve, vetëvrasjeve dhe vrasjeve gjatë hënës së plotë, por nuk ka gjetur konfirmim, të paktën në vitet e fundit. Atëherë, lidhja mes çmendurisë dhe hënës së plotë është legjendë? Ka nga ata që mendojnë se sjelljet e çuditshme të disa personave gjatë hënës së plotë shkaktohen nga mungesa e gjumit që përmendëm më lart.

  1. Njeriu-ujk

Në kinema dhe literaturë është shfrytëzuar shumë kjo temë. Tradita flet për njeriun ujk. Edhe në mjekësi, në të shkuarën, është përshkruar ky fenomen, si një lloj “transformimi” gjatë hënës së plotë, në forma histerike dhe sjellje të pazakonta që të kujtojnë botën e kafshëve. Në fakt, specialistët thonë se në literaturën psikiatrike, nuk ekziston asgjë gjurmë e delirit të transformimit.

  1. Epilepsia

Në të kaluarën, mendohej se krizat e epilepsisë shpërthenin pikërisht nga hëna e plotë. Shkenca e ka studiuar fenomenin dhe ka vënë re efektin e drejtpërdrejtë të dritës dhe jo të hënës, në krizat e epilepsisë. Sipas disave, hëna e plotë nuk ka asnjë efekt te krizat epileptike. Sipas të tjerëve, ka në mënyrë jo të drejtpërdrejtë.

 

Efektet te bimët

  1. Lagështia e terrenit

Sipas bujqësisë biodinamike, pas hënës së plotë, fillon të krijohet një situatë lagështie më të madhe në tokë. Mund të kontrollojmë lulet tona, për të parë nëse hëna e plotë ka pasur vërtet këtë efekt. Menjëherë pas hënës së plotë, energjia e bimëve fillon të zbresë drejt rrënjëve.

  1. Tuberet dhe bulbat

Kur hëna është e plotë dhe më pas, është momenti për të mbjellë bimët dhe tuberet që rriten nën tokë: Patatet, karotat, qepët, hudhrat, panxharët dhe rrepat. Kjo vlen edhe për bimët që janë me bulba. Sipas bujqësisë biodinamike, hëna e plotë favorizon zhvillimin e bulbave dhe tubereve.

  1. Bimët mjekësore

Sipas traditës së fshatarëve dhe mjekësisë natyrale, bimët mjekësore, gjatë fazës së hënës së plotë, arrijnë nivelin maksimal të substancave aktive dhe bimët kanë tendencë të rriten për lart. Pra, është mirë të mblidhen këto bimë mjekësore dhe kurative gjatë ditëve të hënës së plotë. Kjo vlen edhe për bimët aromatike, lulet e të cilave janë në maksimum të energjisë së tyre.

  1. Mbjelljet

Prisni hënën e plotë dhe sidomos kur ajo fillon të “vjetërohet”, për t’iu dedikuar mbjelljeve. Në këtë kohë, limfa e bimëve ka tendencë të drejtohet për poshtë, gjë që do të favorizojë mbirjen. Menjëherë pas hënës së plotë mund të mbillni borzilok, lakër, çikore, sallatë, finokë, selino dhe bimët që mbillen me farë.

 

Efektet te kafshët

  1. Koralet

Me sa duket, gjatë hënës së plotë të dhjetorit, koralet e brigjeve australiane i përqendrojnë gjithë energjitë e tyre riprodhuese dhe depozitojnë maksimumin e vezëve në tokë. Këtë fenomen e nxisin temperatura, sasia e kripës në ujë, sasia e ushqimit dhe efektet e hënës së plotë.

  1. Macet dhe qentë

Duket se pikërisht gjatë hënës së plotë, macet dhe qentë rrezikohen më shumë nga aksidentet. Një studim i bërë për të gjetur këtë lidhje, ka evidentuar një shtim të vizitave në ndihmën e shpejtë gjatë hënës së plotë në masën 23% për macet dhe 28% më shumë për qentë. Megjithatë, studiuesit ende nuk e kanë përcaktuar pse ndodh ky fenomen.

  1. Insektet

Milingona luan, gjatë hënës së plotë, gërmon vrima më të mëdha dhe të thella në terren. Bëhet fjalë për kurthe në formë hinke që përgatiten në pritje që preja të bjerë aksidentalisht. Cikli lunar pra ka një ndikim të rëndësishëm te këto insekte.

  1. Luanët

Luanët shkojnë për gjueti sidomos natën, por nganjëherë gjuajnë më mirë ditën, sidomos pas hënës së plotë. Një studim ka treguar se luanët, në netët me hënë të plotë, konsumojnë më pak ushqim, mbase sepse në këtë kohë, pretë e tyre janë më pak aktive. Kur nata ka më shumë dritë se zakonisht, por me pak pre, ata e lënë gjuetinë për ditën.

  1. Akrepat

Rrezet UV të hënës ndikojnë te proteina e pranishme në trupin e akrepave, duke i bërë ata të ndriçojnë me ngjyrë blu në errësirë. Ata kanë tendencë të jenë më aktivë gjatë hënës së re, ndërkohë që çlodhen dhe kërkojnë strehë gjatë pjesës tjetër të ciklit hënor. Ka mundësi edhe që, gjatë netëve më të errëta, pretë janë më të shumta.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Stiliani: Paratë i nevojiten më shumë Maries...

Next Post

BILBILI I KAPEDANIT TEK ZOGU I ZONJËS Nga Mitro Çela

Advertisement