Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Vajza kerkojne djem…

Përshëndetje, do doja të njihja një person serioz, të arsimuar, shumë punëtor, ortodoks, pa vese, të pamartuar më parë mbi 1.77 i gjatë, deri 52 vjeç për të krijuar familje. Unë jam Era nga jugu 45 vjeçe, punoj në arsim.
Përshëndetje jam 43 vjec nga juglindja e Shqipërisë do doja të njihesha me një zotëri të moshës 45-53 vjec për martesë, të jetë beqar ose ti ketë vdekur gruaja do preferoja të jetonte jashtë shtetit. Për tu njohur më mirë lini ju numrin tuaj të telefonit për tu njohur më shumë.
Dua te lidhem me personin nga Turqia jam nga Rrësheni 45 vjeç e pa fejuar e martuar kam arsim te mesem ekonomik. Pres përgjigje në gazetë nga të interesuarit.
Përshëndetje, jam një zonjë nga Korça banoj në Tiranë, jam 55 vjeç, burri më ka vdekur ka vite. Jam një e vuajtur në jetë, akoma se kam gjetur qetësinë time dhe kam dëshirë të gjej një shok të mirë në moshen time, të mendojë për mua të më plotësojë atë që më ka munguar, të jetë i dashur, i thjeshtë, i mirë nga ekonomia, sepse nuk dua të vuaj. Me respekt vajza që nuk ka gëzuar një herë dhe nuk dua të dal e zhgënjyer. R.
Jam një vajzë 25 vjeçe, kërkoj një lidhje me një djalë të moshës 30 vjeç vetëm për lidhje serioze. Pres përgjigje në gazetë nga të interesuarit.
Oneta 45 vjeçe familjare e rregullt, punoj në mjekësi si infermiere. Jam e interesuar për një mik të sinqertë. Zotëria të jetë i arsimuar dhe me nivel rreth moshës time. Stop veriorët, i interesuari të lërë numër telefoni në gazetë. Faleminderit.
Jam Stelina me banim në Tiranë, dhe origjinë nga jugu, jam shumë e rregullt dhe e kompletuar në çdo drejtim. Jam e interesuar vetëm për një lidhje serioze me një person që të jetë: simpatik, me trup të rregullt, beqar, me arsim të lartë, i sinqertë, korrekt, familjar, larg duhanit, alkolit dhe bixhozit mosha 46-52 vjeç. I interesuari të lërë numër telefoni vetëm në gazetë. Për sqarim më të hollësishme ja lëmë takimit.
Jam nje gocë nga Elbasani, 31 vjeçe, me arsim te larte, ne punë, pa histori dashurie. Ne pamundësi komunikimi, kerkoj njohje me nje djale per qellime serioze, me te njëjtat vlera si une. Ky mesazh është vetem per persona qe duan lidhje serioze, jo per t’u tallur.
Jam nje lezhiane 50 vjeçare, beqare, simpatike dhe shumë familjare, e komunikueshme. Kërkoj per martese nje njeri te mire ne zemer dhe te pashem, per martese. Te ketë shtepi personale e te jetë ne pune. Të pergjigjen vetem personat qe u kane vdekur gratë dhe te mos kene femijë, jo nga fshati, te jetë katolik ose ortodoks, te jene nga Tr, Dr ose Shk, mosha deri 55 vjeç. Me mua do te kaloje ate pjese te jetes qe na ka mbetur. Unë deri me sot nuk kam gjetur njeriun qe me perket mua si njeri qe jam. Larg meje mashtruesit! Ju lutem, me lini numer ne redaksi ose edhe në gazetë. Faleminderit.
Dua të njoh një zotëri për qëllime serioze, nga mosha 28-37 vjeçe. Kam qene e martuar, por jam ndarë e nuk kam fëmijë. Pres përgjigje në gazetë nga të interesuarit.
Jam 34 vjeçe, e sinqertë, e sjellshme, simpatike me fëmijë 14 vjeç. Jam 1.69 e gjatë, dua të lidhem me persona të krishterë mosha 35-43 vjeç. Personi të jetë i diplomuar e me shtëpi të tijen. Lini numrin tuaj të telefonit në gazetë për komunikim.
Jam 40 vjeçe, jetoj në Tiranë, beqare, asnjëherë e martuar, vajzë punëtore dhe nga familje shumë e mirë e me tradita. Jam e komunikueshme, e rregullt, e dashur dhe pa asnjë histori nga mbrapa. Arsyeja pse s’jam martuar deri tani është se kam qenë më shumë seç duhet e lidhur pas familjes dhe kjo në njëfarë mënyre më është bërë pengesë për të realizuar familjen time. Nëse ka ndonjë të interesuar të njihet me mua, të më lërë numrin e tij të telefonit në gazetë. Ju kontaktoj unë.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
View Comments (24) View Comments (24)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Si ta ndihmoj që ta lërë bixhozin?

Next Post

Njoftime nga Shqipëria...

Advertisement