5 arsye pse ndahen shenjat e horoskopit
“Pse u ndamë? Unë i dhashë gjithçka, pse më la? Asgjë s’e kënaqte…”. Ky është një nga mendimet e para që u vjen në mendje njerëzve që përjetojnë një ndarje sentimentale. Nëse edhe ti pyet veten për ç’arsye u ndave, mjafton të lexosh 5 arsyet pse përfundon në ndarje lidhja e një shenje të horoskopit. Gjithashtu, ki parasysh se nga gabimet që bëjmë, ne nxjerrim mësime…
SHIGJETARI
Me një Shigjetar mund të ndahesh sepse ndjen sikur po flet me një mur… Ti fillon një bisedë dhe ai të ndërpret e ndryshon temë! Një arsye e rëndësishme, pra, për ndarjen, është se ai nuk është dëgjues i mirë…
E vetmja gjë që do, është t’ia kalojë mirë me shokët dhe të zbavitet, përndryshe ankohet kot më kot. Pa harruar që mund të vijë me vonesë në një takim, vetëm e vetëm që të rrijë pak më shumë me shokët.
Është nga ata që hiqen si të ditur, deri në atë pikë sa të lodh dhe nevrikos.
Nuk i pëlqejnë lidhjet e gjata dhe fut bishtin ndër shalë kur një lidhje bazohet në nivele më serioze.
Mos prit që Shigjetari të jetë një djalë i ndjeshëm, përkundrazi, ai ka mënyrën e tij për të të goditur aty ku të dhemb më shumë dhe me kalimin e kohës, nuk do të kesh më dëshirë të merresh me të!