Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Me se e bëjnë spanjollët Horçatën?

Thonë se Mbreti Hajme i Parë i Aragonës (1205–1276), i cili mbante nofkën “Fitimtari”, e ka krahasuar këtë pije tradicionale spanjolle me arin. Sipas legjendës, pas një fitoreje të radhës, një vajzë nga Valencia i dhuroi atij mbreti një damixhan me orçatë. I entuziazmuar nga shija e pijes, mbreti bërtiti: “Aixo es OR, XATA!”, që në gjuhën katalanase do të thotë: “Po kjo është ar, moj vajzë!”. Sipas etimologjisë popullore, pikërisht kjo shprehje i ka dhënë edhe emrin pijes së famshme, megjithëse linguistët mendojnë se fjala horçata e ka prejardhjen nga orhata katalane, fjalë, e cila ka rrënjë të përbashkët me hordeumin e latinishtes, që do të thotë “elb”. Spanjollët nuk e pranojnë këtë prejardhje etimologjike të fjalës sepse ata, pijen orçata e përgatisin me përbërës të tjerë dhe jo me elb. Ata e përgatisin atë pije nga një lloj “bajameje nëntokësore e egër” që i ngjan shumë shavarës apo llashkës dhe spanjollët e quajnë atë çufo. Disa popuj të tjerë e quajnë “kaçkë tigrash”. Ajo është një bimë shumëvjeçare e familjes së shavareve me prejardhje afrikane, por që ndeshet edhe në Azinë e Vogël, madje edhe në Evropë. Por, vetëm në Spanjë dhe veçanërisht në krahinën e Valencias ajo kultivohet me kujdes shumë të madh. Kokrrat e kësaj bime i vënë në ujë dhe u hedhin sheqer. Ato fryhen. Ujin e tyre e kullojnë dhe del kësisoj një lëng si qumësht që u ngjan në shije arrave të shtypura. Orçatën zakonisht e pinë të ftohtë. Ajo shitet pothuajse në çdo bar dhe kafene, duke gëzuar një popullaritet të madh sidomos në stinën e nxehtë. Është i dëgjuar për prodhimin e saj cilësor, sidomos, qyteti Alboraja i Valencës. Banorët e këtij qyteti krenohen se prodhojnë orçatë origjinale, madje organizojnë çdo vit festën e saj. Pija e përgatitur nga çufa në këtë krahinë ka një traditë të lashtë, duke filluar nga shekulli i gjashtë i erës sonë. Ai pati një ndërprerje gjatë okupacionit mysliman në shekullin e XIII, por pastaj tradita u rivendos. Ka dokumente që thonë se pije nga çufa kanë përgatitur në lashtësi edhe egjiptianët, madje në Sudan, thuhet se ajo është përgatitur para Spanjës. Në kohën tonë, përgatisin një pije të përafërt nga orizi në Kubë dhe në disa vende të tjera të Amerikës Latine. Atje, në vend të ujit, i zbutin kokrrat e orizit (apo edhe të bajameve) me lëng agrumesh.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Shkencëtarët faktojnë dobinë e gjumit të ditës

Next Post

5 arsye pse ndahen shenjat e horoskopit

Advertisement