Këngëtarët Sabri Fejzullahu dhe Sinan Vllasaliu, pritet të vijnë si asnjëherë më parë me një zë dhe një temë që bashkon jo vetëm ata të dy në një duet, por edhe gjithë shqiptarët brenda dhe jashtë trojeve shqiptare në dëshirën për Shqipërinë e madhe. “E duam Shqipërinë Etnike” është titulli i realizimit muzikor që do të lançohet nën kujdesin e produksionit “Emracom” me një klip të realizuar nga “Max Production”. Besohet se kjo këngë do të ketë garancinë e një super hiti. Ai sapo është xhiruar dhe pritet të dalë shumë shpejt. Ndërkohë që Sabriu dhe Sinan Vllasaliu, janë dy ndër këngëtarët me më shumë koncerte të realizuara jashtë Shqipërisë dhe Kosovës, pas këtij bashkëpunimi, koncertet e tyre me siguri do të dyfishohen.
Advertisement