Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Me kë shenjë kineze shkoni më shumë?

HOROSKOPI KINEZPajtueshmëria mes shenjave kineze
Me kë shenjë kineze shkoni më shumë?

Miu-Gjeli
Miu dhe Gjeli formojnë një çift që kërkon punë për të qenë i bashkuar. Thuhet se të kundërtat tërhiqen, por Gjelit i pëlqen ta admirojnë, ndërsa Miut i pëlqen të admirojë të tjerët. Por kujdes! Gjeli duhet të evitojë të bëhet një person i padurueshëm në sytë e Miut. Zënkat në çift janë të shpeshta. I linduri në shenjën e Miut mendon se partneri i tij Gjel është shumë dorëshpuar dhe i papërgjegjshëm. Gjeli, nga ana e tij, i kthen shpinën Miut të tij, shumë kurnac dhe nevrik, sipas tij. Nëse Gjeli është grua në çift, asaj do t’i duket burri Mi shumë manipulues dhe jo aq i sinqertë, sipas saj. Për të rregulluar situatën, të dy partnerët duhet të tregohen shumë tolerantë. Me gjithë këto vështirësi, Miu mund të krijojë një lidhje të qëndrueshme me Gjelin.

Miu- Qeni
Lidhja dashurore e Miut me Qenin është e qëndrueshme. Ajo bazohet te një marrëdhënie e fortë miqësie. Miu dhe i linduri në shenjën e Qenit mund të jenë të lumtur së bashku. Ata nuk do të përjetojnë një marëdhënie pasionante, as të jashtëzakonshme, por shkojnë me njëri-tjetrin. Lidhja mes një Miu dhe një Qeni mund të fillojë me një marrëdhënie miqësore. Ata të dy do të kenë më pas ndjenja dashurie, pasi kanë mësuar të njohin njëri-tjetrin si miq. Për të ruajtur dashurinë e tyre nëpër vite, Miu dhe Qeni duhet të kalojnë kohë edhe veç e veç, me miqtë, apo me familjet respektive. Mungesa e njërit do të rigjallërojë flakën në çift. Nëse mungesa është e vështirë për t’u përballuar, mjafton një email, ose një sms herë pas here, por asgjë më shumë.

Advertisement

Miu-Derri
Çifti i formuar nga një Mi dhe një Derr i ka të gjitha shanset për të pasur sukses, nëse Miu angazhohet për të dhënë më të mirën nga vetja. Ana zemërake e Miut është e padurueshme për të lindurit në shenjën e Derrit. Në fillim, çifti Mi-Derr i ka të gjitha për të pasur sukses. Të dy partnerëve u pëlqen të përfitojnë nga jeta. Naiviteti i Derrit prek ndjeshmërinë e Miut. Atyre u pëlqen të hanë një vakt të mirë dhe të shijojnë momente të këndshme të dy. Megjithatë, karakteri kolerik i Miut mund ta dëmtojë këtë harmoni. Derri nuk e kupton se si mund të sillesh në këtë mënyrë për gjëra të kota. Megjithatë, nëse Miu pranon të bëjë përpjekje, Derri pranon ta kapërcejë këtë defekt për hir të dashurisë. Është e vërtetë që Derrit i duket Miu i jashtëzakonshëm, sidomos nëse në çift, Miu është burri dhe Derri, gruaja.

(Gazetën “Intervista”, të plotë, mund ta blini online, që ditën e daljen në treg, vetëm për 89 cent, në: http://www.pressreader.com/albania/intervista)

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Anjeza Maja: “Elif, më kthe trikon”

Next Post

Sabri Fejzullahu dhe Sinan Vllasaliu bashkohen në Shqipërinë etnike

Advertisement