Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Horoskopi 20 prill-26 prill

Dashi
Ju do të keni shumë sharm gjatë këtyre ditëve; është momenti të provoni shansin, nëse keni ndonjë që ju vjen rrotull. Edhe ata që janë në çift do të përjetojnë një periudhë të mbushur me romancë e pasion. Në punë, situata nuk është edhe aq idilike. Megjithëse lodheni, nuk e arrini rezultatin e dëshiruar. Nganjëherë përpiquni t’i transformoni performancat shoqërore në performanca sportive. Është mirë të takosh miqtë, por trupi juaj ka nevojë edhe të lëvizë, ndaj pse të mos bëni sport së bashku? Kështu, do të ruani ekuilibrin e brendshëm.

Demi
Në punë, yjet ju ofrojnë kushtet e duhura për të filluar një punë ose një projekt të ri. Vetëm kujdes, mos u tregoni të paduruar. Në çift mund të keni konflikte me partnerin/en… Nuk ia vlen ta dramatizoni situatën, kjo u ndodh të gjitha çifteve. Përpiquni ta kaloni pa shumë dëme, për të cilat më pas mund të pendoheni. Ju jeni llupës dhe nuk doni të hiqni dorë nga gjërat e mira. Dakord, por shtoni edhe disa fruta-perime në dietën tuaj, për të pasur një ushqim të ekuilibruar.

Binjakët
Një komunikim i mirë bën të mundur largimin e gjithë keqkuptimeve. Për këtë arsye, është mirë të thoni atë që ju rëndon në shpirt. Nëse jeni në kërkim të një pune, yjet ju këshillojnë t’i planifikoni takimet më shumë në fillim të javës, kur do të jeni edhe më të kthjellët dhe të qartë në atë që dëshironi. Tani që ditët po zgjaten dhe koha po përmirësohet, ju mund të filloni edhe sportin, apo jo? Yjet jua këshillojnë një gjë të tillë.

Advertisement

Gaforrja
Këtë javë do të jeni të pajisur me artin e zgjidhjes së problemeve më të vështira në punë dhe për këtë, kolegët tuaj ju vlerësojnë. Kujdes ama, mos i bini gjoksit me grusht, lëreni punën tuaj të flasë për ju. Nëse jeni në çift, do të përbëni një dyshe solide dhe do të zbuloni disa anë të tjetrit që ju lënë mbresa reciprokisht. Ka mundësi të ndjeheni të lodhur këtë javë. Keni nevojë për çlodhje dhe relaks për të qetësuar edhe mendjen. Pse të mos provoni një aktivitet si joga, apo meditimi?

Luani
Vëreni theksin tek ana juaj krijuese këtë javë, për të kryer punët që keni në dorë, por edhe për të zgjidhur situatat e konflikteve apo tensioneve. Përsa i përket sferës sentimentale, nëse jeni beqarë, mund të jeni të ftuar në një darkë, apo festë, ku mund të takoni njeriun e ëndrrave tuaja… Stresi i punës ndikon edhe në formën dhe humorin tuaj. Ndaj kësaj, ekziston një zgjidhje shumë efikase: Të bëni sport. Pak rëndësi ka se si dhe ku, kryesorja është të vini trupin në lëvizje.

Virgjëresha
Sipas yjeve, jetës suaj prej beqari po i vjen fundi pak nga pak (duke supozuar që kjo është një dëshirë juaja). Qëndroni të hapur ndaj takimeve dhe mundësive. Në sferën profesionale, ju keni bërë përpara në fushën e komunikimit. Kujdes, mos prisni shumë nga të tjerët, por as mos kërkoni shumë nga vetja. Përpiquni nganjëherë t’i merrni gjërat më shtruar dhe mos u mundoni t’i bëni të gjitha në mënyrë të përkryer, duke stërlodhur veten. Ju keni nevojë të flini më shumë. Rikuperojeni gjumin gjatë fundjavës.

Peshorja
Çifti juaj po kalon një periudhë të vështirë, por konfliktet janë normale herë pas here. Mundohuni ta diskutoni situatën me partnerin/en për të gjetur kompromisin e nevojshëm dhe për të çuar përpara lidhjen. Në punë do të merrni në mënyrë të natyrshme vendimet e duhura, do të gjeni argumentet efikase në diskutime dhe do të thoni fjalë me vend. Vera po afron. Duhet të bëni pak kujdes në të ngrënë, tani që Pashkët kaluan dhe të lëvizni më shumë.

Akrepi
Ju jeni besnikë në dashuri, ashtu si edhe në miqësi, por keni shpirt hakmarrës kur ju bëjnë keq. Përpiquni të qetësoheni paksa, sepse, në radhë të parë, lëndoni veten tuaj. Këtë javë do të jeni të motivuar dhe me humor të mirë, për të përballuar tufën me dosje që ke mbim tavolinë, aq sa do t’i lini shefat me gojë hapur. Megjithatë, mos u sforconi, kërkoni ndihmë edhe nga të tjerët, apo shpërndajeni punën në mënyrë të drejtë.

Shigjetari
Ka gjasa që një ish të gjendet në rrugën tuaj këtë javë dhe që kujtimi i tij/saj t’ju sjellë ndërmend momente të dhimbshme. Megjithatë, kjo gjendje nuk do të zgjasë shumë. Saturni negativ ju shkakton mungesë përqendrimi dhe hutim në punë. Ka ardhur koha të rigjeni motivimin tuaj në fushën profesionale. Këtë javë do t’i dedikoni të paktën një ditë shoqërisë dhe shëtitjeve me të. Kjo do t’ju bëjë të ndjeheni mirë. Jeni në formë të mirë, por për të ruajtur këtë energji, mos abuzoni me kafenë, alkoolin apo duhanin.

Bricjapi
Këtë javë puna mund të jetë stresuese për ju, ndaj duhet të organizoheni sa më mirë për të mos humbur kohë dhe për të evituar orët suplementare në punë. Planetët ju sjellin plot energji, gjë që do t’ju japë mundësi t’i bëni ballë stresit të përditshëm. Nëse flini gjumë sa duhet, do të ndjeheni në formë. Përsa i përket dashurisë, beqarëve do t’u duhet të presin ende, por mund ta kalojnë kohën me miq edhe shokë.

Ujori
Nëse jeni beqarë, do të tregoheni aq kërkues, sa asnjeri nuk do t’ju pëlqejë. Po sikur t’i rishikonit edhe njëherë pritshmëritë tuaja dhe të bëheni më të pranueshëm? Këtë javë do të keni edhe shumë punë, shumë stres dhe shumë tensione. Jashtë do të jetë kohë e mirë dhe do të keni dëshirë të mos rrini mbyllur në punë, por të dilni. Mund të bëni ndonjë udhëtim të shkurtër në fundjavë.

Peshqit
Nëse jeni beqarë, kjo do të jetë një javë e pasur me takime miqësore dhe, nëpërmjet tyre, mund të njihni njerëz të rinj. Në punë, keni ide të mira në kokë, por të tjerët e kanë të vështirë t’jua pranojnë. Përpiquni të komunikoni më mirë sepse kjo do t’ju ndihmojë. Këtë javë mund të merreni me punë burokratike, ose me rregullimin e dokumenteve dhe dosjeve, gjë që nuk është shumë e pëlqyeshme, por është e nevojshme për të renditur idetë. Juve ju mungon koha për t’iu dedikuar vetes suaj. Bëni një plan të detajuar dhe ndiqeni me përpikmëri.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

CILET NUK INTERVISTUAM DOT KETE JAVE? Nga Artan KRISTO

Next Post

Me kë shenjë kineze shkoni më shumë?

Advertisement