Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us
Misteri i vogël i Pavarësisë feston ditëlindjen, ja sa është rritur!
Musa Sylejmani: Çdo gjë e kam arritur me punë, çfarë sjell të re “TV Ari” për publikun
Të gjithë vipat janë të çmendur pas kësaj çante!

Musa Sylejmani: Çdo gjë e kam arritur me punë, çfarë sjell të re “TV Ari” për publikun

Një udhë e gjatë me të papritura,

po me sfida të fituara përgjatë gjithë këtyre viteve.

Ka marrë formë të jashtëzakonshme një televizion i ri që premton shumë për shqiptarët kudo që ndodhen.

Advertisement

“Tv Ari” është mishërimi i asaj medias së kërkuar, që premton se do të punoj pa u lodhur dhe me një transparencë të pa hasur më parë. Kështu për të na zbuluar diçka më tepër për këtë gjigant mediatik vjen në një intervistë për “Gazeta shqiptare”, Musa Sylejmani. I rritur profesionalisht, me kontakte të vazhdueshme dhe me një kontribut të çmuar në fushën e medias, ai tregon fillimet e veta në këtë profesion, lëvizjen nga petku i artistit për të menaxhuar një media kaq të madhe si “Tv Ari”. Musai thotë që gjithçka arrihet me pasion, punë dhe korrektësi. Kjo është linja nëpër të cilën ka ecur dhe siç duket ka rezultuar mjaft e suksesshme. Për të shuar disa pikëpyetje që lindin kur ka projekte të bukura si ky që ju përmendëm, për tu thelluar në hapat që të shpien gradualisht në portën e suksesit ju ftojmë të lexoni intervistën mëposhtë.

Musa, si fillim do më thuash, si ndihesh kur të intervistojnë?

Absolutisht shumë komod para një profesioniste të vërtetë.

Musa, si u bëtë bashkë ti dhe Ari Tv në Zvicër?

Ky bashkëpunim lindi nga regjisori i njohur Z.Adem Kicaj, i cili është dhe pedagogu im këtu në Zvicër. Ai është një emër i njohur në diaspor. Të punosh me një regjisor si Z.Adem Kicaj nuk është aspak e lehtë, pasi është shumë kërkues dhe për këtë i jam shumë falënderues. Falë kësaj kemi arritur të gjithë këtu ku jemi. Mua më besoi duke më dhënë rolin kryesor në serialin “Kthetra”. Aty isha nën petkun e Yllit dhe së bashku me mikeshën time Jonida, emri i së cilës është Shkëlqesa Lushaj (në të vërtetë) i jam shumë falënderues. Z.Adem Kicaj për ta përforcuar punën me ndihmën e Dr.Avni Ramadanit vendosën të hapnin një televizion të emërtuar “Tv ARI “.
Unë këtë televizion e kam quajtur të lindur si një fëmijë, që do të vazhdoj të rritet në duar të sigurta, së bashku me të gjithë bashkëpuntorët, që janë të gjithë shumë të aftë. Ka vërtet ekip profesional. Më lejo të përmend disa emra kryesor si: drejtori gjeneral Dr.Avni Ramadani, drejtori artistik dhe regjisori Adem Kicaj, drejtori teknik Avdyl Kuhrsak, IT-teknik Selami Musliu
, make up artist Behije Lushaj, fotograf prof. Dinni Casanova, unë si menaxher
dhe shumë të tjerë, që shumë shpejt edhe emri i tyre do të bëhet publik.

Çfarë ka të veçantë ky televizion që sapo ka celur siparin dhe që sigurisht ka nevojë për një prezantim më të gjerë?

E veçanta e këtij televizioni është se do ketë një strukturë profesionale, do të jetë mbështetje shumë e madhe, për të gjithë publikun nga të gjitha trojet shqiptare, kudo ku ndodhen brenda apo jashtë vendit. Në çdo rast dhe ngjarje do të jemi prezentë në terren.

Mbi ç’shtylla është ndërtuar thelbi i tematikës së tij?

Tematika e këtij televizioni është kjo:
Arti-Vuajtja-Krimi-Humori dhe Romanca.
Për të gjitha këto që parashtruam mësipër do të jemi një zë i fuqishëm me emisione dhe evente të ndryshme në “TV ARI”

Më është krijuar ideja që ti nuk rri dot pa ekranin, po as ekrani pa ty. Marrëdhënie simbiotike apo jo?

Është e vërtet që unë e dua ekranin, ndaj dhe po punoj çdo ditë me përkushtim dhe korrektësi. Më pëlqen që ekrani ta përcjell origjinalitetin tim.

Cili është rregulli më i rreptë që ekziston në “Ari Tv”?

Mendoj se në çdo punë rregulli numër një është të punosh sa më shumë dhe me përgjegjësi në televizionin Ari. Aty nuk ka diferencë, janë të gjithë njësoj dhe të barabartë .

I ke ngjitur shkallët një nga një, dhe tani qëndron shumë lart në fushën e gazetarisë. Mua më pëlqen mënyra si ke ecur në punën tënde. Kujt tjetër i ka pëlqyer?

Së pari, faleminderit shumë për vlerësimin tënd. Dua të them që natyrisht asgjë s’ka qenë e thjeshtë, por jo e pamundur. Jam munduar në çdo shkallë timen të eci dhe punoj me korrektësi dhe besim tek vetja. Ka qenë e gjitha sakrificë, që vërtet e kuptoj që ia ka vlejtur.

Deri tani, mund të themi se e ke arritur atë që ke dashur?

Ndjehem i plotësuar në shumë aspekte edhe pse nuk mendoj të ndaloj këtu.
Do të kem akoma shumë më shumë për të sfiduar dhe vazhduar me risi të tjera. (qesh)

Çfarë të motivon për të ecur përpara?

Më motivojnë shumë gjëra, që më rrethojnë. Familja, puna rrethi shoqëror, njëkohësisht besimi tek vetja dhe respekti që më dhurojnë të gjithë miqtë kolegë.

Fama, deri tani, të ka sjellë më tepër gjëra pozitive apo negative?

Nuk mendoj që fama papritur të të sjell gjëra negative pa dhënë arsye ti, absolutisht që ka pririoritet e saj.
Por, duhet të jemi ne ata, që ti ofrojmë vetes pozitivitet, pasi publiku, që na shikon mendoj dhe besoj që di ta bëj diferencën nga të gjith personazhet që shohin dhe ndjekin.

Kur ishe i vogël, e kishe menduar se do të bëheshe personazh publik?

Me thënë të drejtën është e vërtet që kam qenë njeri me ambicie të mëdha, por jeta ka dhe të papriturat e saj. Jo çdo gjë ndodh rastësisht. Unë jam marr që në vitet 1997 me aktivite të ndryshme këtu në Zvicër. Mendoj që në një mënyrë është e arsyetuar e gjitha kjo. (qesh)

Cila është ajo që nuk do ta bëje kurrë publike?

Nuk është se më tremb diçka për të qenë publike. Jam njeri transparent për gjërat, që më takojnë të ja përcjell publikut. (qesh)

Së fundmi, a ke dicka për të ndarë me publikun?

Publikut dua ti them, që nuk do ti zhgënjej. Do të jem gjithmonë me projekte dhe risi për ju! Ju jam shumë falënderues për përkrahjen dhe vlerësimin që më jepni!

Burimi: Gazeta Shqiptare

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Misteri i vogël i Pavarësisë feston ditëlindjen, ja sa është rritur!

Next Post

Të gjithë vipat janë të çmendur pas kësaj çante!

Advertisement