Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Mjeku u përgjigjet pyetjeve tuaja…

– Ju lutem, më thoni, çfarë është depresioni pas lindjes?
– Depresioni pas lindjes është një gjendje shumë e vështirë që përjetohet nga një shumicë femrash, pasi kanë lindur foshnjat e tyre. Ky depresion ka simptoma të ndryshme: Nëna që sapo ka lindur, bëhet shumë e ndjeshme, qan shumë, ndihet e pavlefshme, jo e interesuar. Ka herë pas here panik dhe shpërthen në mënyrë të zemëruar. Nuk ndihet në formë për t’u kujdesur për foshnjen, ka shqetësime gjatë gjumit, mungesë energjie, ndryshim oreksi. Pra, ka një sërë simptomash, të cilat mendoj se duhen trajtuar nga një psikolog ose psikiatër.
– Më janë acaruar gjendrrat e pështymës dhe kur ha bukë, më fryhet pjesa e qafës poshtë. Çfarë më këshilloni të bëj?
– Kjo ka ndodhur si rrjedhojë e një infeksioni ose për shkak të formimit të një guri në kanalin e gjendrrës. Është mirë të bëni konsultë me një mjek specialist otorino-laringolog. Për momentin, ju këshilloj të hani gjëra të tharta që të nxisin daljen e pështymës.
– E lexoj rregullisht këtë rubrikë. Jam 19 vjeç dhe kam një gjatësi 165 cm. Në familjen time janë shumë të gjatë. Po unë, a do të zgjatem akoma?
– Nëse në familjen tuaj janë të gjithë të gjatë, do të thotë që gjenetika juaj është e tillë, ndaj edhe ju do të zgjateni akoma. Meshkujt, përgjithësisht, e përfundojnë zgjatjen gjer në moshën 22 vjeç, ka raste edhe në moshën 25 vjeç, sidomos ata që merren me sport. Ju sugjeroj të merreni me sport nëse dëshironi vërtet të zgjateni shumë. Basketbolli dhe paralelet ju ndihmojnë më shumë në zgjatje.
– Qëkur kam lindur, prej katër muajsh tashmë, kam probleme me ciklin mestrual dhe kam përdorur edhe kontraceptivë. Në momentin që i ndërpres, më ikin fare menstruacionet. Jam vajzë e re, nuk jam e madhe në moshë…
– Duke qenë se keni probleme të tilla, do të thotë që keni probleme me ciklin dhe duhet të konsultoheni patjetër me një mjek gjinekolog për të bërë ekzaminimin komplet dhe dozimet hormonale. Vetëm konsulta dhe analizat e duhura do t’ju japin përgjigje për problemin që paraqisni.
– Kam një dhimbje të çuditshme dhe më thonë të gjithë se është zorra qorre. Dua të di, si janë dhimbjet e saj, që ta di vërtet nëse bëhet fjalë për të apo për diçka tjetër?
– Së pari, duhet të vizitoheni dhe së dyti, nëse keni dhimbje në anën e djathtë, përgjithësisht kemi të bëjmë me zorrën qorre, pra, apendisitin, megjithatë kjo jo gjithmonë është e sigurt. Ka raste kur ndodh inflamim i apendisitit, por jo gjithmonë duhet operuar, pasi mund të kalojë edhe me mjekim. Nëse keni në vazhdimësi dhimbje të apendisitit, nuk mund t’i shmangeni operacionit.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Çfarë dëmtimesh sjell diabeti?

Next Post

Shpjegimi i endrrave tuaja...

Advertisement